Bullgarisë i ngordhin 130 mijë derra, Borissov akuzon turistët rumunët: Ata na e sollën virusin

E mërkurë, 07 August 2019 09:31

Sherr diplomatik mes Bullgarisë dhe Rumanisë për gripin afrikan të derrave. Kryeministri bullgar  Boyko Borissov, akuzoi turistët rumunë se kanë sjellë sëmundjen dhe e kanë përhapur atë.

Ministria e Jashtme rumune tha se ishte “e zhgënjyer” me fjalët e Borissov dhe se turistët kanë ndihmuar në rritjen e ekonomisë bullgare. Afro 130 mijë derra kanë ngordhur në Bullgari në dy javët e fundit si rrjedhojë e përhapjes së sëmundjes. Kurse në Rumani janë konstatuar 300 raste të reja në korrik.

Virusi mbartet nga derrat e egër dhe mund të përzihet me derrat e butë, njofton Scan.tv. Kjo sjell potencialin që sëmundja të prekë industrinë e mishit të derrit. Ndërsa gripi i derrit është fatal për kafshët, për shëndetin e njerëzve nuk paraqet rrezikshmëri.

Kryeministri bullgar raportohet të ketë thënë se janë 57 mijë makina që kalojnë nga Rumania çdo ditë në bullgari. Jam i sigurtë se turistët rumunë kanë sjellë sëmundjen. Ata hanë në anë të rrugës dhe i hedhin mbetjet duke ndikuar në përhapjen e sëmundjes së derrave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...