Një tjetër shkencëtare, zhduket pa gjurmë në ishullin grek

E mërkurë, 07 August 2019 10:18

Një shkencëtare britanike është zhdukur pa gjurmë prej ditës së djeshme në ishullin grek Ikaria ku ishte me pushime që prej fillimit të muajit gusht. 34-vjeçarja astrofizikante, Dr Natalie Christopher, doli për vrap në mëngjes dje dhe nuk u kthye më. Partneri i saj qipriot 38 vjeçar është në shok ndërsa nuk ka asnjë shenjë deri më tani nga Natalie.

38-vjeçari tha se u zgjua në mëngjes dhe nuk e gjeti në dhomë. Kështu që e telefonoi  në celular dhe ajo i tha se po vraponte në zonën e Ayios Kirikos. Por prirtja vazhdoi dhe Natalie nuk u shfaq. Ai e thirri sërish në telefon por nga ana tjetër nuk kishte asnjë përgjigje.

Në të tilla kushte 38-vjeçari thirri policinë për të raportuar që ajo kishte zhdukur rreth orës 12:40.

Policët, zjarrfikësit, oficerët e rojeve bregdetare, vullnetarët dhe një helikopter po marrin pjesë në operacionin e kërkimit.

Raportet thanë se telefoni i gruas së zhdukur është akoma ndezur dhe motra e saj e shqetësuar për fatin e Natalie ka nxitur të njohurit që të mos e telefonojnë për të ruajtur baterinë.

Jena Christopher tha në Facebook: “Nëse e keni numrin e saj të telefonit, ju lutem mos e telefononi për të ruajtur baterinë në mënyrë që policia të gjejë vendodhjen e saj përmes celularit.”

Thodoris Theodorakis, pronari i hotelit ku çifti po qëndronte i tha mediave greke se e kishte mbyllur dhomën e tyre dhe partneri i Dr Christopher po qëndronte me të në shtëpinë e tij.

“Ai është një djalë shumë i mirë, është nga Qipro. Është  në panik për humbjen e partneres së tij dhe nuk po arrin ta besojë këtë që ka ndodhur.”

Mediat greke raportuan gjithashtu se pronari i hotelit kishte konstatuar gjak në çarçafët e çiftit, duke e përshkruar atë si një gjakderdhje hunde.

Ndërsa pastruesja e hotelit  tha se kishte dëgjuar zëra natën në dhomën e çiftit  para se të humbnin gjurmët e Natalie.

Zhdukja e Dr Christopher pason një incident tjetër muajin e kaluar, kur shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton u përdhunua dhe më pas u vra në Kretë.

Krimi u krye nga një burrë vendas dhe sulmi seksual ishte motivi i ngjarjes sipas mediave greke.

Dr Eaton u gjet i vdekur në mes të korrikut në fund të një shpelle e cila u përdor nga nazistët për të ruajtur armë gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë Cania.

59-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ishte me origjinë nga Kalifornia dhe jetonte në Gjermani me burrin e saj, një shkencëtar britanik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...