Brexit pa marrëveshje/ Mbretëresha miraton kërkesën e Johnson, mbyllet Parlamenti

E mërkurë, 28 August 2019 17:11

Mbretëresha Elisabeth ka miratura kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar punën e parlamentit duke nisur nga muaji i ardhshëm për të mos i dhënë mundësinë deputetëve të bllokojnë planin e shefit të qeverisë për një Brexit pa marrëveshje.

Sipas mediave ndërkombëtare, parlamenti britanik do të kufizojë punën e tij nga data 9 shtator deri në 14 tetor.

 
Më 14 tetor është mbretëresha do të mbajë një fjalim para ligjvënësve duke detajuar axhendën legjislative të qeverisë Johnson.
 

Image

Aksioni i ri politik bën që deputetët të mos bëhen pengesë për largimin final të Mbretërisë së Bashkuar nga BE më 31 tetor, pa marrëveshje, siç është shprehur edhe kryeministri Johnson.

I pyetur nëse, po i mohonte deputetëve të opozitës mundësinë për të ndalur një Brexit pa marrëveshje, Johnson është shprehur:

"Jo, kjo është plotësisht e pavërtetë. Ne po sjellim një program të ri për krimin, spitalet, duke u siguruar që kemi fondet e duhura."

Ai shtoi se do të ketë "kohë të bollshme" për deputetët për të debatuar Brexit si përpara ashtu edhe pas një samiti "thelbësor" të Brukselit të liderëve të BE-së më 17 tetor. 

Lideri i opozitës Jeremy Corbyn i ka shkruar Mbretëreshës Elizabeth për të shprehur shqetësimin e madh për planin e Johnson për të pezulluar parlamentin, tha një burim i partisë të mërkurën. Corbyn gjithashtu kërkoi një takim me mbretëreshën.

Gjatë punimeve të Samitit të G7-ës në Francë, Boris Johnson i ka qëndruar fort idesë së tij që Britani e Madhe duhet të dalë nga Bashkimi Europian me 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

Kujtojmë që institucionet financiare britanike kanë paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike nëse Brexit-i bëhet pa marrëveshje me BE-në.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...