Zbulohet qyteti më i sigurt në botë

E Enjte, 29 August 2019 22:26

Economist Intelligence Unit ka renditur 60 destinacione në të gjithë botën për sa i përket sigurisë së tyre digjitale, shëndetësore, infrastrukturës dhe sigurisë personale.

Në krye të listës është Tokio. Metropoli më i populluar në tokë fitoi me një rezultat prej 92.0 pikësh nga 100 të mundshme.

Singapori mban vendin e dytë me 91.5 pikë dhe një metropol tjetër japonez, Osaka, renditet i treti me 90.9 pikë.

Por rezultati nuk është surprizë.

Këto qytete mbanin 3 vendet e para dhe në renditjet e vitit 2015 dhe 2017.

Qytetet evropiane përfshirë Amsterdamin dhe Kopenhagen përfshihen në Top 10, duke mbajtur vendin e katërt dhe të tetë përkatësisht.

Qyteti i vetëm amerikan që arriti në Top 10 ishte kryeqyteti Washington DC,i renditur i 7-ti. Ndërsa Çikago ishte në vendin e 11-të.

Raporti i SCI mbi sigurinë e qyteteve përfshin edhe çështje të tilla si terrorizmi dhe ndryshimi i klimës.  Gjithashtu u analizuan shërbimet e emergjencës në qytete, mjetet e transportit, siguria në raste katastrofash dhe gatishmëria në rastet e sulmeve kibernetike.

Tokio kryesoi listën për sa i përket sigurisë së tij digjitale, por Singapori u vlerësua më e lartë për sigurinë e infrastrukturës dhe sigurinë personale.

Hong Kong, që mbajti numrin 9 në listë në vitin 2017, zbriti në vendin e 20 këtë vit.

Qytetet më të sigurta në botë për vitin 2019:

1. Tokyo, Japan

2. Singapore

3. Osaka, Japan

4. Amsterdam, the Netherlands

5. Sydney, Australia

6. Toronto, Canada

7. Washington DC, US

8. Copenhagen, Denmark

9. Seoul, South Korea

10. Melbourne, Australia

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...