VIDEO/ Fjalimi i fortë i Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Tuesday, 24 September 2019 17:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e filloi fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke u kujtuar liderëve botërorë se SHBA-ja është "kombi më të fuqishëm në botë".

Ai përmendi shpenzimet "mbi 2.5 trilion dollarëshe për ushtrinë” që kur ai e mori detyrën, duke thënë se shpreson se nuk do të ketë nevojë të përdorë kurrë këtë fuqi, raporton Rel.

Duke folur për pikën më të nxehtë të zhvillimeve në botë, atë të raporteve me Iranin, Trump e fajësoi Iranin për sulmin ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite.

"Liderët e Iranit po ushqejnë luftërat tragjike si në Siri ashtu edhe në Jemen", tha Trump, duke shtuar se përderisa sjellja e rrezikshme e Iranit vazhdon, sanksionet nuk do të hiqen, por do të fuqizohen.

"Një nga kërcënimet më të mëdha të sigurisë me të cilat përballen vendet e që duan paqen sot është regjimi shtypës në Iran", tha Trump.

Situata në Lindjen e Mesme zuri një pjesë të madhe të fjalimit të presidentit Trump.

Duke folur për Afganistanin, pas ndërprerjes së bisedimeve të paqes me talibanët, presidenti Trump tha se “fatkeqësisht talibanët kanë vendosur të vazhdojnë me sulmet e tyre mizore”.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët tjerë të koalicionit në Afganistan, për të luftuar terrorizmin.

Sa i përket raporteve me Kinën, presidenti Trump tha se Kina ka refuzuar të miratojë reformat e premtuara dhe në vend të kësaj, ajo ka përqafuar një model ekonomik të varur nga barrierat masive të tregut, subvencioneve të shtetit manipulimit të monedhave e të tjera.

Presidenti Trump edhe këtë vit ka folur kundër globalizmit duke thënë se “e ardhmja u përket patriotëve dhe jo globalistëve”.

Ai u bëri thirrje liderëve të fuqizojnë vendet e tyre dhe të ngrisin dinjitetin e njerëzve.

Modifikuar më E mërkurë, 25 September 2019 09:35

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Angli, gjenden 39 persona të vdekur në një kamion në Essex

Politikë

Angli, gjenden 39 persona të vdekur në një kamion në Essex

39 persona janë gjetur të vdekur brenda kontenierit të një kamioni në Essex. Kamioni ishte nisur nga Bullgaria dhe hyri në Holyhead, Wales, të shtunën. BBC njoftoi se oficerët e Policisë...

Maqedonia “flet” shqip, Presidenti i drejtohet SHBA me gjuhën tonë: Faleminderit për ratifikimin e protokollit për në NATO

Politikë

Maqedonia “flet” shqip, Presidenti i drejtohet SHBA me gjuhën tonë: Faleminderit për ratifikimin e protokollit për në NATO

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka falënderuar në gjuhën shqipe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të djeshëm për të miratuar protokollin për anëtarësimin e vendit të...

Kundërshtuan shefin e rrugores, shkarkohen 3 oficerë policie

Aktualitet

Kundërshtuan shefin e rrugores, shkarkohen 3 oficerë policie

Debati me shefin e rrugores së Tiranës u ka kushtuar vendin e punës 3 oficerëve të policisë. 2 shefa të komisariatit të policisë rrugore në Tiranë dhe një specialist janë larguar...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!