Kriza ShBA-Rusi ndikim në fluturime ajrore

Saturday, 21 Prill 2018 09:28
Pas sulmit së SHBA dhe aleatëve të saj në Siri pritej edhe thellimi i mëtejshëm i krizës së marrëdhënieve SHBA-Rusi. Kriza nisi me dëbimin e ndërsjellë të diplomatëve, kulmoi në konfliktin për ndërhyrjen në Siri, si dhe po vijon me ndikim në fluturime ajrore. Kjo është bërë e ditur nga vetë Ministria e Jashtme ruse. Sipas një komunikate, që u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, thuhet se pala amerikane po refuzon të pajisë me vizë pilotët rusë. “Këto vështirësi janë krijuar me qëllim pasi shkurtimet diplomatike nuk kanë ndikuar tek seksioni konsullor dhe përgjegjësia bie mbi Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Peskov. Kjo deklaratë është përgenjështruar nga ambasada amerikane në Moskë e cila reagoi duke thënë se këto janë të gjitha gënjeshtra, ndërsa shtoi se në dispozicion të ekuipazheve ruse ka takime të posaçme për të siguruar vizën, por që nuk po shfrytëzohen nga këta të fundit.
Modifikuar më Saturday, 21 Prill 2018 09:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...