×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Arsimimi, meshkujt “dështakë” para prindërve vuajnë psikologjikisht

Tuesday, 10 Prill 2018 13:06

Meshkujt që nuk arrijnë të njëjtin nivel arsimor, ose e tejkalojnë atë të prindërve të tyre pësojnë nivele të ndryshme të shqetësimeve psikologjike, thuajse njësoj si ndikimi i një divorci, ndërsa femrat në pjesën më të madhe nuk preken.

 

Ky është konkluzioni i një studimi të ri nga hulumtues të Universitetit të Oksfordit, që analizuan të dhëna nga mbi 50 mijë njerëz anembanë Britanisë së Madhe dhe 27 vendeve të tjera të Bashkimit Europian, për të krahasuar gjendjet e tyre psikologjike me nivelet arsimore të tyre.

 

Ata zbuluan se veçanërisht për meshkujt, tejkalimi i nivelit arsimor të prindërve të tyre ka efekte pozitive që rezultojnë në reduktim të shqetësimeve psikologjike, ndërsa dështimi për të arritur të paktën të njëjtin nivel arsimor me ta u shkakton efekte shkatërruese në mirëqenien e tyre.

 

Studimi, i publikuar këtë të martë në konferencën e përvitshme të Shoqatës Sociologjike britanike në Universitetin Northumbria, bie ndesh me studimet e mëparshme që kishin arritur në konkluzionin se përmirësimi i arritjeve akademike të prindërve të tyre sillte shumë pak ndikim pozitiv në gjendjen psikologjike të fëmijëve.

 

Studimi zbuloi gjithashtu se pasojat e të bërit më mirë, apo më keq sesa prindërit, u vëzhguan së pari mes meshkujve, në vend të femrave.

 

Autorët thonë se “rezultatet tona sugjerojnë se roli i origjinës shoqërore, duke lënë jashtë ndryshueshmërinë ndërmjet brezave, është më shumë domethënës për meshkujt sesa për femrat. Kjo vërteton disa prova të mëhershme se mundësitë në jetë për meshkujt janë më të lidhura me origjinën e tyre sociale, sesa mundësitë për femrat”./tch/ 

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 12:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...