×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

E dinit se janë vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë?!

Tuesday, 26 June 2018 21:05

Duket se ekzistojnë vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë, dhe secili vend e ka arsyen e tij pse zgjedh njërën nga këto ngjyra për pasaporta. 

E kuqe

Kjo është ngjyra më e zakonshme. Pasaportat e kuqe shpesh zgjidhen nga shtetet që kanë një sistem komunist ose një histori komuniste. Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Latvisë, Rumanisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë kanë pasaporta të kuqe.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Kroacisë, gjithashtu përdorin ngjyra të kuqe në pasaportat e tyre. Vendet që janë të interesuara t’i bashkohen BE-së, si Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria, ndryshuan ngjyrën e pasaportave të tyre në të kuqe disa vite më parë.

E kaltër

Kjo është ngjyra tjetër më e zakonshme. Ngjyra e kaltër në pasaporta simbolizon “botën e re”. 15 vende të Karaibeve kanë pasaporta të kaltra. Në bllokun e vendeve të Amerikës Jugore pasaporta e kaltër simbolizon lidhjen me ‘Mercosur’ – një treg i përbashkët.

Kjo përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Paraguajin. Venezuela bën përjashtim këtu: i përket gjithashtu unionit, por qytetarët e saj kanë pasaporta të kuqe. Pasaportat e qytetarëve amerikanë u ndryshuan në të kaltër në vitin 1976, transmeton Gazeta Express.

E gjelbër

Shumica e shteteve myslimane kanë pasaporta të gjelbra. Si Maroku, Arabia Saudite dhe Pakistani. E gjelbra konsiderohet të ketë qenë ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed, dhe është simbol i natyrës dhe jetës.

Qytetarët e disa shteteve të Afrikës Perëndimore – si Burkina Faso, Nigeria, Nigeri, Bregu i Fildishtë dhe Senegali – kanë gjithashtu pasaporta me ngjyrë të gjelbër. Në rastin e tyre, ngjyra tregon se ata i përkasin ECOËAS (Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore).

E zezë

Pasaportat më të rralla janë ato me ngjyrë të zezë. Këto pasaporta mund të gjenden në mesin e qytetarëve të disa shteteve afrikane – Botsvana, Zambia, Burundi, Gabon, Angola, Chad, Kongo, Malavi dhe të tjera.

Qytetarët e Zelandës së Re kanë gjithashtu pasaporta të zeza, për shkak se e zeza është ngjyra kombëtare e vendit.

Kjo hartë më poshtë tregon më së miri ngjyrën e pasaportave të çdo shteti:

hart 1495705933 2868982

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...