“I dashur nip! Ky është sekreti që mos bëhesh idiot!”

Diel, 29 July 2018 08:52

Umberto Eco ishte një prozator, kritik, filozof, semiotikan dhe profesor italian me peshë të madhe në letërsinë dhe kulturën europiane.

Ai diti të thjeshtëzojë filozofinë e dijen e thelluar e ta bëjë atë lehtësisht të kuptueshme për ata që s’duan ta vrasin mendjen kur lexojnë.

Letra e famshme e Umberto Eco-s, një prej studiuesve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj të Italisë, është një refleksion mbi teknologjinë dhe një këshillë për të ardhmen.

I dashur nip!
Studio dhe kujto!

Të ruash në kujtesë çdo ditë një strofë poezie, por edhe të bësh gara kujtese për një formacion futbolli apo emrat e shërbyesve të “tre musketjerëve”, sepse interneti nuk mund të zëvendësojë njohurinë e njerëzimit e as kompjuteri s’mund të zëvendësojë trurin tonë.

Umberto i shkruan nipit të tij, që – ndërsa lundron në internet dhe kalon te faqet porno – të mos besojë se ai është seksi i vërtetë, por se bëhet fjalë për një inskenim, i cili synon ta detyrojë atë të mos dalë nga shtëpia dhe të shohë vajzat e vërteta.

“Por nuk është kjo, ajo për të cilin doja të të flisja, më tepër sesa për një sëmundje që ka goditur brezin tënd dhe madje edhe atë të djemve më të rritur sesa ty, e që ndoshta shkojnë në universitet.

Kjo është humbja e kujtesës.

Është e vërtetë se, nëse të shkon në mendje të dish se kush ka qenë Karli i Madh, apo ku bie Kuala Lumpuri, nuk të duhet veçse të shtypësh ndonjë tast dhe menjëherë interneti do të ta thotë.

Bëje këtë gjë kur të duhet, por pasi ta kesh bërë, mundohu të kujtosh çfarë të është thënë për të mos qenë i detyruar që ta kërkosh për herë të dytë.

Ka rrezik që, ndërkohë që ti mendon se kompjuteri mund të ta thotë në çdo moment, ti humbet shijen e të nxënit vetë”.

Shkrimtari i kujton të nipit se edhe mendja ka nevojë të ushtrohet, ashtu sikurse trupi.

“Kujtesa është një muskul si ata të këmbëve, të cilën nëse nuk e ushtron, rrudhet. Dhe ti transformohesh, kuptohet nga këndvështrimi mendor, me një tjetër lloj aftësie. Pra, që të flasim qartë, në një idiot”.

Përveç këshillave, Eco tregon edhe eksperiencën e tij se çfarë bën për të mbajtur në formë kujtesën.

“Dhe ja cila është dieta ime.

Çdo mëngjes mëso ndonjë varg, një poezi të shkurtër.

Mirë do ishte të bëje ndonjë garë edhe me miqtë e tu, për të parë se kush mban mend më shumë.

Nëse nuk e pëlqen poezinë, atëherë bëje këtë me formacionet e futbollistëve.

Bëj gara të kujtesës, ndoshta edhe për librat që ke lexuar.

Provo njëherë nëse miqtë e tu do të kujtojnë dot se kush ishin shërbyesit e “Tre musketjerëve dhe të D’Artgnanit”…

Duket një lojë, në fakt e tillë është, por do ta shohësh sesi koka jote do të popullohet nga personazhe, histori, kujtime të çdo lloji”.

Shkrimtari shpjegon në letër se truri i kompjuterave është modeluar mbi tonin, por se truri ynë ka më shumë lidhje sesa një kompjuter.

“Është një lloj kompjuteri që e mban me vete, që rritet dhe forcohet përmes ushtrimit, kurse kompjuteri që ke mbi tavolinë, sa më shumë e përdor, aq më shumë humbet shpejtësinë e veprimeve dhe pas disa vitesh do ndërruar.

Ndërkohë që truri yt mund të zgjasë deri në 90 vjet dhe në këtë moshë, kuptohet nëse do ta kesh ushtruar, do të kujtojë më shumë gjëra nga ato që kujton tani.

Dhe… falas madje”.

Letrën me mbi 1 mijë fjalë, të botuar te gazeta italiane “Expresso”, të cilën Eco ia dedikon nipit të tij, por që është e vlefshme për të gjithë, shkrimtari e mbyll me këtë mesazh.

“Do të vijë dita, kur do të jesh plak dhe do të ndihesh sikur ke jetuar 1000 vjet, sepse do të jetë sikur ti të kishe qenë i pranishëm në betejën e Vaterlosë, të kesh asistuar në vrasjen e Jul Çezarit, apo të kesh qenë disa hapa larg nga vendi ku Bertoldi, i quajtur i Ziu, teksa përziente substanca për të gjetur mënyrën e prodhimit të arit, gabimisht zbuloi barutin dhe hodhi veten në erë… dhe mirë iu bë.

Të tjerë miq të tu, që nuk do të kenë kultivuar kujtesën e tyre, do të kenë jetuar një jetë të vetme, të tyren, që duhet të ketë qenë kush e di sa melankolike dhe e varfër në emocione”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...