×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Bëmë mama të të ngjaj”, inteligjencën e trashëgoni nga nëna

E mërkurë, 25 Prill 2018 20:19

 Pavarësisht stimulimit të vazhdueshëm për të forcuar intelektin e fëmijës suaj, thuhet dhe është zbuluar tashmë se thuajse 50% e intelektit të secilit prej nesh vjen prej gjeneve tona dhe pjesa tjetër prej ambientit që na rrethon. Sipas një studimi të ri të prezantuar nga revista e psikologjisë “Psychology Spot”, thuhet se njerëzit lindin me gjene, të cilët kushtëzojnë funksionimin në mënyrë të ndryshme sipas faktit nëse vijnë nga nëna apo nga babai, por kur bëhet fjalë për inteligjencën e fëmijës, këto gjene vijnë nga nëna.

Edhe pse deri tani është menduar se ajo trashëgohej nga të dy prindërit, ky studim e hedh poshtë këtë ide. Sipas po këtij studimi, inteligjenca trashëgohet me gjenet X dhe femrat kanë dy gjene X në çiftin e 23-të, ndërsa meshkujt kanë XY, ndaj kjo do të thotë se fëmijët kanë dyfishin e mundësisë për të siguruar inteligjencën e nënës së tyre. Edhe nëse nga babai trashëgohen disa gjene të inteligjencës, me shumë mundësi ato nuk kanë ndonjë ndikim madhor në tru, që nga momenti që funksionin madhor e marrin gjenet prej nënës.

“Nëse gjene të tilla trashëgohen nga babai, ato inaktivizohen” raporton studimi i “Psychology Spot”, në një nga kapitujt rreth psikologjisë. Nëse diçka e tillë vërtetohet, do të hidhet akoma më tepër dritë në një aspekt të pazbuluar ende në mënyrë të qartë. Ende kemi plot dilema lidhur me funksionimin e trurit dhe ky përfundim do të hidhte dritë mbi një nga këto dilema. /bota.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...