A ka dashuri pas tradhtisë?

Hënë, 01 July 2019 10:53

Përvojat flasin që tradhtia është njëra ndër gjërat më të dhembshme të cilat mund të ndodhin në një lidhje dashurie. Mjafton të ndodhë vetëm njëherë – të dy partnerët, para së gjithash, personi i tradhtuar, gjatë do ta ndiejnë dhembjen dhe të gjitha pasojat e tradhtisë.

Përse tradhtojmë?

Pas një kohe të gjatë të kaluar në një lidhje dashurie dhe (ose) kur fillon mosha e mesme – njerëzit shpesh ndiejnë nevojën për t’u dëshmuar se akoma “vlejnë”. Edhe pse nuk mendojnë për tradhtinë – edhe meshkujt, edhe femrat – shpesh në këtë moshë fillojnë të mbajnë dietë dhe më shumë kujdesen për pamjen e tyre, sepse dëshirojnë akoma të jenë të bukur edhe për veten, edhe për të tjerët, transmeton Telegrafi.

Aventurat jashtëmartesore nganjëherë paraqesin pikërisht “dëshminë” e tillë.

Për çdo rast, lidhjet “e jashtme”, para së gjithash, tregojnë komunikim të keq dhe krizë të gjatë në marrëdhëniet e partnerëve. Tradhtia më së shpeshti ndodh me dikë që ai që tradhton njihet – kryesisht me ndonjë nga miqtë (miket) apo kolegët (koleget) e punës.

Si përfundohet aventura?

Ekzistojnë tri veprime “universale” në përfundimin e lidhjes jashtëmartesore:

– Pranimi i tradhtisë para partnerit (bashkëshortit-bashkëshortes);

– Kujdesi që kurrë të mos shiheni e as takoheni me të dashurin (të dashurën);

– Gjetja e mënyrës sesi të liroheni nga mendimet për të dashurin (të dashurën).

A është i mundshëm “sanimi” i tradhtisë

Është mendim i gabuar që nëse tradhtia tashmë ka ndodhur, e pastaj është pranuar dhe është falur, lidhja patjetër bëhet më e fuqishme dhe më e sigurt. Ç’është e vërteta, partneri i tradhtuar shpesh fal tradhtinë, por shumë vështirë harron. Dhembja të cilën e ka shkaktuar lidhja jashtëmartesore mund t’i shoqërojë partnerët vite të tera, madje edhe tërë jetën.

Shumica e njerëzve pas tradhtisë natyrisht do të ndihen të lënë padore, të tradhtuar, të mashtruar… Reaksioni i parë i partnerit të tradhtuar më së shpeshti është dëshira që lidhja menjëherë të ndërpritet, sepse shumica e njerëzve nuk mund të jetojë me mendimet për tradhtinë të cilën e ka bërë partneri-partnerja.

Si të qëndrohet bashkë?

Mirëpo, pas tradhtisë, reaksionet e para partneri i tradhtuar në rastet më të shumta megjithatë vendos që “t’i mbyllë sytë” dhe të ruajë lidhjen. Ajo që në atë fazë me rëndësi të dihet është: të menduarit për tradhtinë nuk mund të humb gjë – por me kohë mund të tejkalohet…

Përjetimet emocionale të tradhtisë me kohë do të zbehen nëse nuk përsëriten momentet e dhembshme dhe nëse partneri-partnerja që ka tradhtuar që atij-asaj që ka qenë i tradhtuar t’i ofrojë përkrahje të plotë dhe ndjenjë sigurie në lidhjen emocionale.

Përkrahja – katër rregulla të sjelljes

  1. Kujdesuni që asnjëherë më të mos jeni shkaktari i fatkeqësisë së partnerit-partneres

Kujdesuni që pas tradhtisë të jeni posaçërisht i përkushtuar partnerit-partneres tuaj, të jeni gjithmonë bashkë me të dhe në atë mënyrë të përpiqeni që të ktheni besimin e humbur.

  1. Plotësojani të gjitha nevojat emocionale partnerit-partneres

Zotërojeni shkathtësinë e dëgjimit aktiv, tregoni gjithmonë mirëkuptim maksimal dhe ndihmoni partnerit-partneres që të zgjidhë çdo problem, madje edhe atë më të voglin. Ofroni partnerit-partneres përkrahje të plotë emocionale dhe fizike!

  1. Ofroni partnerit kujdesin e vazhdueshëm

Gjithë kohën tuaj të lirë kushtojani partnerit. Bisedoni ndërmjet vete dhe dëgjojeni njëri-tjetrin. Gjithashtu, pasurojeni jetën tuaj seksuale – le të jetë më e bujshme se më parë.

  1. Bëhuni plotësisht të sinqertë

Me siguri tradhtia nuk do të ndodhte sikur të ishte çdo gjë në rregull mes partnerëve. Prandaj, mësohuni që tërë komunikimin ta bazoni në sinqeritet dhe të jeni të hapur ndaj njëri-tjetrit. Në vend që të kërkoni dashnor (dashnore) tjetër, shpjegojani partnerit tuaj si dhe përse ndonjëherë ndiheni i pavërejtur, i pajoshur dhe i paplotësuar.

Nëse jeni ju pala e tradhtuar…

Mendoni mirë se çfarë kualiteti ka pasur lidhja juaj para se të ndodhte tradhtia dhe nëpër cilat faza ka kaluar lidhja juaj. Gjithashtu, vëzhgoni me kujdes sjelljen e partnerit se a po angazhohet dhe sa po angazhohet që lidhja sërish të vendoset në baza të shëndosha.

Nëse partneri (partnerja) juaj pas tradhtisë sillet në harmoni me katër kushtet e përmendura më sipër, është e qartë se vërtet po angazhohet që sërish të fitojë besimin tuaj.

Me përkrahjen e partnerit dhe me komunikim më të mirë reciprok – gjithsesi do ta kaloni më lehtë dhembjen dhe ndoshta megjithatë do të kuptoni që lidhja juaj emocionale e meriton edhe një shans.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fillon edicioni i nëntë i Green Fest

Kulturë

Fillon edicioni i nëntë i Green Fest

Nga dje deri më 26 korrik në qytetin e Mitrovicës, për vitin e nëntë me radhë organizohet Festivali Green. Ky edicion organizohet nën temën “Për nënën natyrë” duke vënë në spikamë...

Mbyllet edicioni i 11 i Festivalit PriFest, Irena Cahani dhe Arben Bajraktaraj shpallen aktorja dhe aktori më i mirë

Kulturë

Mbyllet edicioni i 11 i Festivalit PriFest, Irena Cahani dhe Arben Bajraktaraj shpallen aktorja dhe aktori më i mirë

Dje në ceremoninë përmbyllëse të edicionit të 11-të të PriFest, janë ndarë çmimet në kategoritë kryesore për filmat pjesëmarrës. ku çmimi për aktorën dhe aktorin më të mirë, u dhuruan...

Mbyllet edicioni i 10-të i Anibarit, këta janë fituesit

Kulturë

Mbyllet edicioni i 10-të i Anibarit, këta janë fituesit

Edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar - “Anibar”, është mbyllur sonte. Ai është mbajtur nga 15 - 21 korrik në qytetin e Pejës, transmeton Koha.net.   Në këtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!