“Policia që nuk duam”, si peng i krimit dhe militantizmit partiak

Premte, 01 June 2018 18:57

Nga Dr. Mine Balliu

Ka kohë që po flitet për policinë, duke nisur nga drejtuesit e lartë, ministrat e deri poshtë, tek punonjësit e thjeshtë. Vetëm javën e fundit policia u bë protagontse për keq në disa raste: 27-vjeçari korçar Enea Ftoi u vra në ambientet e komisariatit të Korçës, nga dhuna policore; një javë më parë policia përgjaku kryeredaktorin e RD-së, gazetarin Bledi Kasmi, në mitingun e opozitës; pas terrorit në komisariat, policia dhunoi, torturoi dhe çon në vetëvrasje qytetarin Adrian Kallami, në fshatin Barbullush të Shkodrës, ishi-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i shpëtoi arrestit shtëpiak, kur kuksianët e pafajshëm se protestuan për taksën e rrugës mbahen ende në burg; policia nis kontrollet për kanabis të shoqëruara me dhunë, etj.

Mjafton kjo panorama e shpejtë për të kuptuar ku jemi sot.

“Policia që duam” ishte parulla e ish-ministrit Sajmir Tahirit, në mandatin e  parë të Partisë Socialiste në 2013. Një polici që nuk ndali së vëni gjoba marramendëse për qytetarët si drejtues mjetesh, si debitorë të furnizimit me energji dhe ujë, për biznese familjare, por kurrë nuk gjobiti pushtetarë e biznese që falimentuan, duke vjedhur e rrjepur shqiptarët. Me urdhër nga lart, kjo polici monitoroi mbarëvajtjen e punës për rritjen e korrjen e fryteve të kanabisit në të gjithë vendin dhe vetëm në raste sporadike shfaqej në kronika lajmesh se ishte, duke asgjësuar qindra bimë të numërueshme, të ndonjë fakiri, pa përkrahje, kur ndërkohë vetëm për numër nuk mund të flitej për bimët që u kultivuan gjatë fushatës elektorale, të cilat  fuqishëm shërbyen për të rikonfirmuar qeverisjen e Ramës, në 2017.

Kur flasim për një polici, si institucion përbërës i një qeverisje demokratike, kuptojmë që ka si interes kryesor komunitetin ku  vepron, i shërben mbrojtjes së tij si dhe bashkëvepron me çdo institucion që mirëqenia dhe siguria e qytetarëve të funksionojë. Policia që mbjell frikë e nuk synon bashkëpunimin me dhe për qytetarët, nuk është gjë tjetër veçse një polici që punon për interesa qeveritare. Një polici të tillë kemi parë ndër vite me radhë, por kjo polici që jemi duke parë prej pesë viteve të fundit, kalon çdo kufi të vendosur, si minimum i profesionalizmit të këtij institucioni.

Prej traditës kemi njohur një polici që përbëhet nga persona që nuk njohin aftësi profesionale, por vetëm arrogancë, paaftësi dhe tërësisht militantizëm partiak. Mjafton të marrësh një shërbim të policisë në telefon dhe kuptohet  se në çfarë niveli ofrohet shërbimi i këtij institucioni. Një polici që vepron e sillet si xhelat që sundon qytetarët, një polici që frikëson e bën të ndjehet i pafuqishëm individi që ka përballë, një polici që tregon mjetet që përdor për të dhunuar dhe jo për të vendosur ligjin e rregullin, rrjedhimisht kemi një polici që nuk e di se cili është funksioni i saj. Pikërisht sot, kjo është sot policia që nuk duam!

Në të gjitha rastet  e krimeve, vjedhjeve,  vrasjeve, kjo polici është treguar joprofesionale, madje edhe e paaftë. Një polici që funksionon si një institucion demokratik, përmbush misionin kryesor që ka të ruajë rendin dhe sigurinë në vend. Nëse quajmë rend dhe siguri  të arritur nga policia, duke u marrë me njerëz fatkeqë e si Ardian Kallami nga Barbullushi, që kanë moralin më lart se ligjin, atëherë hierarkia e vlerave në këtë vend qëndron me kokë poshtë. Çdo rregull i shkruar, çdo ligj duhet të jetë në përputhje me moralin e një kombi. E nëse sot paguajmë për një institucion policor që ligjin e shtron nënë këmbët e tij, atëherë ne mund të kemi Gestapo, por jo institucion demokratik, ne mund të kemi uniforma policie, por aspak etikë, ne mund të kemi policë që marrin rrogën, por nuk kemi shërbim.

Ardiani dhe të gjithë ata që provuan të jenë nën thundrën e një institucioni që nuk mbron, por ndëshkon sot kanë të drejtën të fajësojnë jo institucionin, por shoqërinë. Të gjithë ne qëndrojmë indiferentë sa kohë që nuk jemi përballur me interesin tonë të ngushtë personal në dyert e këtij institucioni, por nëse dhuna e terrori ekzistojnë është thjesht çështje kohe që të vërë nën thundër këdo që aprovon legjitimitetin e saj. Sot e kishte radhën Enea, Ardiani nesër mund të jetë edhe radha jonë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...