Nis zbatimi i vendimit te Gjykatës Supreme Britanike për shqiptaret e deklaruar si kosovarë

Tuesday, 03 July 2018 11:01

Nga Naim Hasani

Avokat (DUNCAN LEWIS SOLICITORS)

Me këtë prononcim dua te sqaroj situatën e tanishme, 6 muaj pas vendimit te Gjykatës Supreme ne çështjet shume te mirënjohura te R (Hysaj & Ors) v Secretary of State for the Home Departament [2017] UKSC 82, për heqjen e Shtetësisë për shqiptaret te cilët kane mashtruar me aplikimet për azil, marrjen e lejes se përhershme te qëndrimit dhe shtetësisë Britanike, duke pretenduar se ishin refugjate nga Kosova dhe ishin larguar për arsye te luftës atje.
Tashme nuk është e nevojshme te flitet për historikun dhe përmasat e këtij fenomeni sepse është shume i mirënjohur dhe Home Office është shume ne dijeni te këtij problemi. Për vite me rralle, shqiptaret kane pritur betejën ligjore e cila ka filluar nga viti 2007 dhe është përmbyllur ne fund te vitit 2017. Pyetja kryesore dhe logjike nga çdo person i prekur ose jo nga ky fenomen ka qene “Kur do te filloje te marre zgjidhje dhe ne çfarë kushtesh dhe a do ti dale fundi këtij problem dikur?”.
Tani pas vendimit shume te rëndësishme dhe historik te Gjykates Supreme, ceshtja nuk shtrohet me kur do te filloje zgjidhje e këtij problemi por ne çfarë mënyrë do te procedohet. Home Office ka finalizuar tashme politiken heqjes se shtetësisë Britanike ne përputhje te plote me vendimin e Gjykatës Supreme te 12 Dhjetorit 2017,  ditën e kthesës historike për ketë problem madhor.
Duke marre shkas nga fakti qe ky fenomen mund te ketë përmasa shume me te mëdha se shqiptaret qe kane mashtruar se ishin refugjate nga Kosova, Home Office e ka te pamundur për mendimin tim, te nxjerre një amnesti te përgjithshme qe do te kishte nje kosto te madhe politike.
Çdo çështje do te shqyrtohet ne mënyrë individuale, ne baze te meritave te grupimeve te caktuara dhe te shprehura qarte ne vendimin e Gjykatës Supreme. Qe nga shkurti i këtij viti, Home Office ju ka dërguar një numër letrash, tashme brenda kornizës ligjore, një numri te relativishit te madh te personave qe janë prekur direkt dhe personalisht nga ky fenomen, duke ju bere te ditur qe ata janë ne posedim te dokumenteve qe vërtetojnë qe këta persona e kane marre shtetësinë Britanike nëpërmjet mashtrimit, duke pretenduar se ishin refugjate kosovare dhe qe bazuar ne këto dokumente te pakontestueshëm dhe te pranuara, ata po konsiderojnë heqjen e shtetësisë Britanike.
Këtyre personave qe sa vjen e shtohen ne numër, ju kërkohen te konfirmojnë brenda 21 ditëve nëse e pranojnë se kane mashtruar, dhe ju behet thirrje te tregojnë te vërtetën. Nëse e pranojnë se kane mashtruar, ata ftohen te japin arsyet dhe te shprehen me evidence çfare jete kane bere gjate qëndrimit ne Britani dhe pse duhet te qëndrojnë këtu, nëse shtetësia ju hiqet.
Unë jam ne dijeni te një numri te konsiderueshëm personash qe I kane marre këto letra. Ky është hapi i pare pas vendimit te Gjykatës Supreme qe ndërmerr Home Office për zgjidhjen përfundimtare te kësaj çështje. Një numër i madh i këtyre personave u janë përgjigjur këtyre kërkesave për informacion nga Home Office. Këshilla ime është qe do te ishte katastrofike nëse kjo letër shpërfillet nga personi qe e merr dhe nuk i përgjigjet, sepse Home Office do te ndërmerrte një hap përfundimtar, pa qene ne dijeni te shume fakteve qe kane evoluar patjetër gjate këtyre 10 viteve te fundit.
Shume shqiptare kane pritur me padurim përfundimin e procedurave ligjore per 10 vjet, edhe pse kane marre letra te ngjashme qe nja viti 2007, siç mund tju kujtohet shume shqiptareve. Gjate këtyre viteve, këta persona dhe shume shqiptare te tjerë ne këtë situate, kane ecur shume përpara me jetën e tyre dhe janë martuar e kane fëmijë ose janë edukuar dhe kane marre profesione e kontribuojnë përditë ne ekonominë Britanike.
Shume persona ose I kane kaluar 20 vite qëndrim ne Britani ose janë aty afër. Home Office është e detyruar te marre ne konsiderate ketë periudhe te gjate qëndrimi, bashke me jetën familjare dhe personale qe personat ne fjale kane bere ne Britani dhe ne baze te politikes se tyre, te vendose a është ne interes te publikut heqja e shtetësisë Britanike ose jo.
Deri ne 14 Gusht 2014, Home Office e ka pasur te sanksionuar ne politiken e tyre faktin qe nëse një person ka qëndruar ne Britani 14 vjet nuk duhej ti hiqej shtetësia Britanike. Nëse shume personave qe kane ardhur ne Britani ne fundin e viteve 1990 do tju ishte shqyrtuar çështja atëherë, nuk do tu ishte hequr shtetësia Britanike .
Qe nga Marsi i viti 2013 e deri ne Dhjetor 2017, Home Office ka ndjekur një procedure tërësisht te paligjshme, te cilën Gjykata e ka anuluar. Gjate këtyre viteve Home Office ka insistuar qe këta persona kane mashtruar me identitetin e tyre dhe nuk kishin qene kurrë dhe nuk do te ishin asnjëherë shtetas Britanike.
Kjo kishte pasoja katastrofike sepse do te thoshte dëbim masiv nga Britania, pa asnjë te drejte gjyqi dhe pa te drejte shqyrtimi te arsyeve te mashtrimit. Akte te tilla parashikojnë burgim për veprën kriminale te mashtrimit për marrjen e e lejes se qëndrimit dhe shtetësisë Britanike ne mënyrë falco.
Kjo tashme nuk ka për te ndodhur dhe dënimi për një vepër kriminale tani ne kushtet kur Home Office është ne dijeni te këtij mashtrimi për te paktën 10 vjet është shume i vështire dhe thuajse i pamundur. Këto janë arritje te jashtëzakonshme.
Duke u kthyer tek çështja e zgjidhjes se këtij problem, dua te theksoj se Home Office e ka te sanksionuar qarte ne politiken e saj te deprivimit te shtetësisë Britanike se Ministria e Brendshme ne përgjithësi nuk do tju heqë shtetësinë Britanike te gjithë atyre peronave te cilët kane qene nen moshën 18 vjecare kur kane marre leje te përhershme qëndrimi ne Britani dhe ata te cilët kane qene nen moshën 18 vjeç kur kane aplikuar ose kane marre shtetësinë Britanike, pavarësisht nga mashtrimi qe kane bere prindërit e tyre ose ata vete, duke pretenduar se ishin nga Kosova, thjesht nuk do tu hiqet shtetësia Britanike.
Ky është një lëshim i jashtëzakonshëm dhe I drejte, duke pare se te gjithë fëmijët e atyre prindërve qe kane mbërritur ne Britani nga Shqipëria ose shqiptare te Maqedonisë ne fund te viteve 1990 dhe kane qene nen moshën 18 vjeç dhe kane qene te varur prej tyre kur kane marre leje te përhershme qëndrimi dhe ka vite qe janë bere British dhe ata vete kane fëmijë tani, janë dhe mbeten shtetas Britanike, me përjashtim te rasteve me rekorde te forta kriminale.
Po ashtu edhe ata persona qe e kane fituar lejen e përhershme te qëndrimit si rezultat I amnistisë se vitit 2013 për familjet, ata kane pritshmerine ligjore qe te mos ju hiqet shtetësia sepse kjo ka qene e sanksionuar qarte ne politiken Home Office për heqjen e shtetësisë te publikuar me 9 Shkurt 2009 dhe qe është ndryshuar me 14 Gusht 2014.
Një vendim tjetri Gjykatës Supreme ehte qe Home Office është i detyruar te zbatoje marrëveshjen qe te gjithë fëmijët e lindur ne Britani nga personat qe kane marre shtetësinë Britanike ose Indefinite leave to remain me mashtrim si Kosovare dhe ne momentin e lindjes se fëmijëve, ata ose kane qene ose vazhdojnë te jene ne posedim te njërës nga te dyja format e këtij statusi ne Britani, ata janë automatikisht shtetas Britanike.
Për këta fëmijë Home Office është i detyruar me ligj tju njohe shtetësinë dhe ti pajise me pasaporta Britanike. Te gjithë ata prindër ne këtë situate duhet patjetër te aplikojnë për pasaporta Britanike nëpërmjet formës qe merret ne poste office dhe kundrejt pagesës te dërgojnë e aplikimin tek HM Passport Office.
Ky ligj përfshin edhe ata persona te cilët nuk kane shtetësi Britanike por qe kane marre indefinite leave to remain duke pretenduar se ishin nga Kosova dhe qe fëmijët e tyre kane lindur para ditës qe Home Office ka marre vendim tju revokoje statusin e lejes se përhershme te qëndrimit (ILR).
Për te gjithë fëmijët e lindur jashtë territorit te Britanisë, kryesisht ne Shqiperi ku njeri nga prindërit vazhdon te mbaje shtetësinë Britanike, pamvareshit mashtrimit ose e ka pasur shtetësinë Britanike ne momentin e lindjes se fëmijës, ata fëmije janë te gjithë shtetas Britanike dhe duhet qe prindërit te aplikojnë për pasaporte Britanike për ta, pamvareshit faktit se ata mund te kenë mashtruat ne Britani me emrin, datëlindjen dhe vendlindjen e vertete.
Nëse provojnë qe fëmijët janë te tyre biologjikisht, ata duhet te aplikojnë patjetër dhe Home Office është i detyruar ti pajise me pasaporta këta fëmijë. Këta quhen ne gjuhen ligjore si “Hysaj cohort children”. Për fëmijët qe kane lindur jashtë Britanisë dhe njeri nga prindërit ka qene ne posedim te lejes se përhershme te qëndrimit ne Britani, situata është plotësisht ndryshe sepse ligji shprehimisht ju mohon dhënien e shtetësisë Britanike fëmijëve te gjithë këtyre personave ngaqë nuk kane lindur ne Britani.
Nese Home Office ju mohon te drejtën e shtetësisë Britanike secilit nga kategoritë e fëmijëve te përmendur me sipër, prindërit e tyre kane te drejtën ligjore për te filluar procedurën ligjor nëpërmjet avokateve per Judicial Review (rishikim gjyqesor) ne Gjykatën Administrative ne Londër sepse vendimet e Home Office nëse janë kundër politikes se mësipërme janë te jashtëligjshme.
Pasi neve kemi dërguar nje numër pergjigjesh te detajuara per disa shqiptaresh te cilet kane marre letra nga Home Office për tju hequr shtetësinë dhe ju është kërkuar te pergjigjen brenda 21 diteve, ne ditët e fundit kemi marre pergjige mjaft pozitive dhe te paimagjinueshme përpara, ku thuhet shprehimisht se “pavarësisht mashtrimit duke pretenduar se keni qene shtetas Kosovare dhe duke pranuar se jeni shtetas te Shqipërisë//Maqedonisë, duke marre parasysh situatën tuaj personale, moshën jomadhore kur keni përfituar shtetësinë ose leje te përhershme te qëndrimit ose duke marre parasysh kontributin tuaj personal ne shoqëri, Ministria e Brendshme ka vendosur qe te mos ju deprivoje nga e drejta për shtetësi Britanike.
Si rezultat do te vazhdoni te mbani shtetësinë Britanike dhe te dhënat e tuaja do te amendohen duke (endorse) certifikatën e natyralizimit ose regjistrimit si shtetas Britanike me te identitetin e vërtete dhe një aplikim te tille duhet ta bëni duke protestuar formën RR dhe duke paguar një pagese Home Office” për momentin prej £250.
Pasi te plotësohet forma bashke me pagesën dërgohet ne Department 201 UK Visas and Immigration Silver Zone, 4th Floor The Capital Neë Hall Place Liverpool L3 9PP.
Home Office do te sanksionoje ne certifikatën e shtetësisë emrin, datëlindjen dhe vendlindjen e vërtete dhe certifikata e amenduar e shtetësisë i dërgohet mbrapsht personit ne fjale dhe sapo te marre ketë ne dore, ai person aplikon për pasaportën e re Britanike me te dhënat origjinale dhe pajiset me pasaporte Britanike me te dhënat e tija personale dhe origjinale dhe problem i heqjes se shtetësisë merr fund përgjithmonë.
Për te gjitha kategoritë e tjera Home Office do te zbatoje ligjin dhe po ashtu duke u bazuar ne politiken e heqjes se shtetësisë dhe vendimin e Gjykatës Supreme ne Ceshtjen Hysaj te dates 21 Dhjetor 2017. Cdo vendim do te jete i bazuar ne mënyrë individuale dhe tërësisht ne faktet dhe meritat e secilit person, duke marre parasysh sidomos jetën familjare.
Nëse ne fund te shqyrtimit te ceshtjeve, Home Office e gjykuan se një personi te caktuar duhet ti hiqet shtetësia Britanike, personit ne fjale do ti dërgohet ne adresën e tij një vendim I detajuar se pse i është hequr shtetësia Britanike.
Çdo vendim I tille ka me vete te drejtën e apelimit ne Immigraiton and Asylum Cahmber of the First Tier Tribunal brenda 14 ditëve nga dita e vendimit. Nga ana profesionale do te këshilloja qe personat ne fjale te apelojnë ne gjykate nëpërmjet avokateve dhe gjyqi do te zhvillohet brenda 6 – 12 muajsh.
Nëse ne raste individuale, Gjykata vendose qe për arsye te ndryshme , vendimi I Home Office për te hequr shtetësinë ka qene i gabuar, atëherë Home Office është i detyruar te marre vendim përfundimtare qe tju lere te pa prekur shtetësinë Britanike dhe te amendoje certifikatat e shtetësisë duke ndjekur procedure e mësipërme nëpërmjet formes RR.
Nëse Gjykata e quan te ligjshëm vendimin e Home Office për heqjen e shtetësisë ose personi ne fjale nuk apelon fare ne gjyq, Home Office është pastaj I detyruar te lëshojë urdhrin e deprivimit nga shtetësia Britanike dhe personi nuk është me ligjërisht shtetas Britanik (issue of deprivation order).
Duke pare kohen shume te gjate qe persona te tille kane qëndruar ne Britani dhe duke pare jeten familjare dhe private qe ata kane ndërtuar këtu me bashkëshortët dhe fëmijët Britanike dhe sidomos bazuar ne garancitë qe Home Office I ka dhënë Upper Tribunal (gjykates) ne ceshtjen Deliallisi (British citizen: deprivation appeal: Scope) [2013] UKUT 00439(IAC) Home Office duhet qe te konsideroje dhenien e menjëhershme te lejes se qëndrimit për 30 muaj si shtetas te Shqipërisë ne te njëjtën kohe me urdhrin e deprivimit, për te evituar lenien e këtyre personave ne errësire dhe pa qartësim se cfare statusi ata do te kane ne Britani pas shume vitesh qëndrimi.
Për ata qe do te marrin leje qëndrimi 30 mujoreshe ata do te kenë mundësinë ta rinovojnë këtë leje qëndrim 4 here dhe pas 10 vitesh do te kenë mundësinë te aplikojnë për indefinite leave to remain (leje te përhershme qëndrimi) dhe pas 11 vitesh nëse nuk do kenë rekorde kriminale dhe plotësojnë kriteret do te mund te aplikojnë për shtetësi Britanike për te dytën here.
Me lejoni te sqaroj se ne rastet kur Home Office e pranon se personave qe kane mashtruar se ishin nga Kosova nuk duhet tju hiqet shtetësia dhe certifikatat e shtetësisë duhet te amendohen me identitetin e vërtetë, procesi qe nga marrja e letrës kur ata njoftohen për nisjen e procedurave për heqjen e shtetësisë Britanike se ajo është fituar nëpërmjet mashtrimit dhe deri ne fazën kur certifikata e shtetësisë ndryshohet me emrin e vërtetë dhe merret pasaporta e re, ky proces parashikohet te zgjasë rreth 6 muaj.
Ne te gjitha rastet kur Home Office do te marre vendime për heqjen e shtetësisë dhe personat ne fjale do te aplikojnë ne gjyq dhe procedurat ligjore do te përfundojnë deri me heqjen formale te shtetësisë me urdhër te Ministrit te Brendshëm dhe deri ne dhënien e lejes se qëndrimit ne identitetin e vërtetë për 30 muaj, procedura parashikohet te zgjasë rreth 12 deri ne 18 muaj. Ne rastet kur merret vendimi për heqjen e shtetësisë dhe ai nuk apelohet, atëherë Home Office duhet te marre një vendim nëse këta persona do te marrin leje qëndrim për 30 muaj ose do te kthehen ne vendin e tyre te lindjes brenda disa muajve.
Duhet theksuar dhe një aspekt tjetër i suksesit te vendimit te Gjykates Supreme për heqjen e Shtetësisë Britanike qe sanksionon se persona e trete te pafajshëm nuk duhet te penalizohen si rezultat i mashtrimit te bashkëshortit/bashkëshortes, ne rastet kur bashkëshortet/bashkëshortët e tyre kane aplikuar dhe kane marre leje qëndrimi si shtetas Shqipërisë dhe kane deklaruar identitetin e vërtetë te sponsoreve. Nëse këta kane marre leje te përhershme qëndrimi dhe shtetësi Britanike, pavarësisht se çfarë ndodhe me bashkëshortët ata nuk preken dhe vazhdojnë te qëndrojnë shtetas Britanike.
Çfare ndoll nëse një person ose një pjesëtar i familjes merr një letër se Home Office ka informacione se personi ne fjale ka mashtruar me emrin, ose datëlindje ose te dyja bashke dhe vendlindjen dhe kërkohet qe brenda 21 ditëve te kthejnë pergjigje?
Nëse njërit nga pjesëtare te se njëjtës familje i vjen një letër e tille, mundësia është qe te gjithë familjareve qe dikur kane qene ne një dosje tju vije një letër e ngjashme. Ne te njëjtën kohe HM Passport Office ka shume gjasa tju sjelle një letër tjetër ku i informon se bazuar ne informacionet e siguruara nga qeveria Shqiptare, te dhënat ne pasaporte nuk janë te vërteta, atëherë ajo pasaport anulohet dhe nuk mund te udhëtohet me te derisa te gjithë procedurat e mësipërme te jene kryer dhe pasaporta te amendohet me te dhënat origjinale.
Pavarësisht rezultatit final dhe përjashtimeve te mësipërme, tani qe vendimi i Gjykatës Supreme po implementohet, te gjithë personat te cilet Home Office ka dijeni ne mënyra te ndryshme, se kane mashtruar duke u deklaruar si refugjate Kosovare nëpërmjet mashtrimit, nëse kane qene nen moshe apo jo, ata do te marrin një letër ku ju komunikohet vendimi për fillimin e procedurave për heqje ose jo te shtetësisë dhe te kthejnë pergjigje Home Office brenda 21 ditëve. Pas këtij procesi fillestar do te vazhdojnë procedurat e mësipërme për mbajtjen e shtetësisë me identitet te vërtetë ose për heqjen e shtetësisë dhe ne fund për dhënien e një leje qëndrimi për 30 muaj sipas rasteve dhe meritave.
Home Office nuk merret me gjueti shtrigash por është i detyruar te veproje ne rastet kur ka informacion ose dokumente qe vërtetojnë se personi ne fjale e ka marre lejen e qëndrimit nëpërmjet mashtrimit siç është rasti i shqiptareve qe kane mashtruar se ishin refugjate nga Kosova.
Çdo vendim për një person i cili mund te ketë mashtruar me shtetësinë dhe dëshiron te deklaroje te dhënat e vërteta është një vendim individual dhe pasojat janë individuale por qe mund te kenë efekt edhe ne persona e tjerë pjesëtare te një familje, duke marre parasysh situatat e përshkruara me lart.
Unë nuk mund te këshilloj asnjë person ne këtë situate te marrin një vendim te tille pasi janë ata vete qe duhet ta ndërmarrin një hape te tille nëse dëshirojnë, duke marre parasysh te gjitha pasojat për mire ose për keq. Duhet te kujtojmë se ky është një problem shume vjeçare dhe do te marre disa vite për tu zgjidhur dhe ndoshta për shume vite nuk do te përfundojë plotësisht
Nëse disa persona te se njëjtës familje, bashkëshort, bashkëshorte dhe fëmijë marrin një letër për fillimin e procedurave për heqjen ose jo te shtetësisë, atëherë bashkëshorti duhet te përfaqësohet nga një avokat i veçante, bashkëshortja nga një tjetër dhe fëmijët te gjithë bashke nga një avokat tjetër. I njëjti avokat nuk mund te merret me te gjithë sepse është konflikt interesi dhe profesional.
Duke pare se procesi i nisur është mjaft delikat dhe fillim i një zgjidhje përfundimtare dhe afatgjate, çdo person qe është prekur ose do te preket nga ky fenomen,duhet te zgjedhe avokate me njohuri te thelle te ligjit për heqjen e shtetësisë Britanike,sepse çështja e heqjes se shtetësisë për shqiptaret qe kane mashtruar është aq delikate dhe unike saqë kërkon avokate me përvojë dhe qe kane ndjekur çështjet Deliallisi dhe Hysaj ne 10 vitet e fundit.
Unë kam pasur nderin dhe detyrimin ligjor dhe atdhetar te përfaqësoj shqiptaret ne këto 10 vitet e fundit nëpërmjet çështjeve Deliallisi dhe Hysaj dhe jam shume krenar për suksesin e arritur deri tani. Unë ju uroj shume fat dhe suksese bashkëkombësve te mi ne ketë beteje përfundimtare dhe decisive për fatet e tyre dhe familjareve qe varen nga ata.

 

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 16:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...