PS në kor për Nanon: Komandant na dogji malli

Saturday, 02 Mars 2019 17:16

Në ditët e sotme është shumë e vështirë të jetosh në Shqipëri sepse vendi është në buzë të greminës nga banda që e qeveris. Të jesh shqiptar sot dhe që jeton në vendin tënd ta bën jetën të pamundur.

Por ka një kategori shqiptarësh që përveçse si gjithë të tjerët jetojnë në varfëri të plotë dhe në vështirësi të jashtëzakonshme kanë edhe një hall tjetër shumë të madh: Ndihen fajtor dhe të tradhtuar.

Kjo kategori janë socialistët e thjeshtë të këtij vendi që nuk mund të pranojnë kurrsesi situatën në të cilën e ka sjellë vendin ai sekt që ka zaptuar forcën e tyre politike, Rilindja dhe bandat e saj.

Socialistët e thjeshtë sot më shumë se kurrë shikojnë nga e shkuara e tyre, nga intelektualët që i kanë drejtuar dhe roli pozitiv që kanë luajtur në këtë histori 30-vjeccare të demokracisë në vend.

Socialistët kujtojnë sot ish-liderin e tyre, Fatos Nanon. Kujtojnë se si ai e mori një parti komuniste dhe e shndërroi atë në një forcë politike të hapur për këdo që kërkonte të kontribuonte.

Fatos Nanon socialistët e kujtojnë se si ai dha gjithçka për të ndërtuar elita politike në partinë e tyre. E kujtojnë Fatos Nanon dhe lidershipin e atëhershëm të PS-së se si e anëtarësoi në të gjitha familjet evropiane dhe ndërkombëtare. Se si ndërtoi një forum rinor model, një shkollë politike për të majtën shqiptare.

Kujtojnë Fatos Nanon me mall akoma edhe më shumë kur e krahasojnë atë epokë me këtë që ka ardhur në PS që prej ditës kur Edi Rama mori drejtimin e PS-së.

Socialistët e thjeshtë nuk mund të pranojnë sesi ky njeri e ka shndërruar familjen e tyre politike në një ‘bordello’ kriminelësh, servilësh dhe të paaftësh. Rama shkatërroi gjithçka në atë seli. Hoqi figurat më të njohura. I zëvendësoi ata me kriminelët dhe trafikantët më të mëdhenj në këtë vend.

Rama ua grabiti PS-në socialistëve dhe e bëri atë çerdhe të njerëzve të vesit, të drogaxhinvje, të kriminelëve ordinerë, të hajdutëve, të krimit të organizuar dhe mafioz.

Socialistët e thjeshtë e duan partinë e tyre mbrapsht. Ata duan të ndahen nga ky sekt, që i ka lidhur të gjithë me llumin e kësaj shoqërie dhe i ka radhitur në anën e turpshme të historisë së kombit. /55neës.al/  

Modifikuar më Diel, 03 Mars 2019 15:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...