Kuvendi pa fre, pa litarë, pa byzylykë

Hënë, 18 Mars 2019 08:34

Nga Artan Fuga

... Kuvendi i Shqipërisë në dehjen nga madhështia e një tempulli si vend i shenjtë, si vakëf, nisi të kërkojë edhe më shumë pushtet nga lart dhe nga poshtë, të merrte pushtet nga të dyja anët. Etja për pushtet u bë e jashtëzakonshme. Nga poshtë ja mori pushtetin zgjedhësit, i cili tanimë votonte vetëm për lista emërore partiake dhe jo për deputetë të veçantë si persona konkretë; nga lart nuk pranonte më kurrë Kuvendi i Shqipërisë të kishte sipër kokës të vet një institucion tjetër sëpaku verifikues a korrektues. Gjykata Kushtetuese e nxjerrë nga Kuvendi, pra nga partitë politike atje, as nuk guxonte kurrë të ndërhynte sistematikisht për të kthyer pas ligje, por thjesht kërkonte redaktimin e tyre, Presidenti i Republikës zgjidhej në fund të procesit me një shumicë të thjeshtë, edhe ai mbeti pa kompetenca, kurse një dhomë të dytë sanatoriale, Kuvendi i Shqipërisë i dalë nga ethet partiake as ka pranuar kurrë të ekzistojë.

Pa asnjë pushtet kontrollues ndaj tij, pa fre, pa litarë, pa byzylykë, Kuvendi i Shqipërisë dalëngadalë "u çmend", domethënë nisi të iki nga funksionet e tij...
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...