Kundërreklamë

E Enjte, 25 Prill 2019 16:13

Nga Qemal SAKAJEVA

Lakorja e vijës bregdetare nga Shkëmbi i Kavajës deri te Mali i Robit përbën palcën e atij që njihet  si Plazhi i Durrësit. Kjo sepse është  një shtrirje rreth 6 kilometra e gjatë, ka brez rëre të gjerë, - sidomos në Golem, në rreshtin e parë të ndërtimeve gjenden një numër hotelesh luksoze si dhe përgjatë gjithë gjatësisë gjelbëron  brezi me pisha të buta.

Në rrethanat e ndryshimeve klimaterike, të mundësive më të lehta të qarkullimit me automjete, të një rrjeti rrugor më të  mirë, si dhe një shërbimi minimal që ruhet edhe në vjeshtën e vonë, periudhës së dimrit dhe të pranverës, përgjatë kësaj vije bregdetare  ka njerëz gjithmonë. Në muajin mars dhe prill  hasje në grupe pushuesish që flasin shqipen me ngjyrimin e të folmes së Kosovës, si dhe të huaj që bisedonin në anglisht, italisht, maqedonisht e serbisht. Prania e tyre e hershme në bregdetin e Durrësit nuk ishte ndjellamirë saç dukej.

Nëse të shkon mendja të ecësh nga Shkëmbi i Kavajës për të mbërritur te Mali i Robit dhe kthim, të duhen rreth dy orë për ta përshkuar më këmbë. Ndërsa ke marrë me vete diçka për të ngrënë në natyrë, pendohesh pa u vonuar. Menjëherë të vjen të vjellësh. Gjatë gjithë bregdetit, por sidomos kur lë pas Golemin dhe vazhdon ecjen për te Mali i Robit, papastërtitë e nxjerra nga deti, plastikat e gjithëfarëllojshme të hedhura nga njeriu, shishet e pafund bosh e plot me ndyrësi nuk të ndahen kurrkund. Madje edhe më keq se kaq: një kamion vetëshkakues zbrazte para syve të njerëzve tek vala e ujit mbeturina penobetoni të përzjera me copëra tubash plastikë të sistemeve hidraulike të shkatërruara. Dhe pavarësisht se kreu shkarkesën e parë, pa u trembur as fare të nesërmen solli edhe një të dytë. 

Por edhe më keq se kaq. Dikush ka hedhur mbi rërë një kafshë shtëpiake të rrjepur, të cilës i është marrë lëkura. Ashtu e fryrë nga gazrat dhe kutërbimi i rëndë, përveçse e pështirë ta shohësh, të detyron t’i largohesh bregut të detit,  ndërsa pamja e keqe nuk të ikën nga përfytyrimi. Edhe qentë endacakë të uritur nuk i aviteshin ngordhësirës.

Mirë se shqiptarët janë të mësuar me këto pamje dhe durojnë, por si i bëhet me  të huajt që ecin përskaj  tyre, i shohin dhe u mbeten në mendje? Kjo është një kundërreklamë shumë e keqe vjeshtore, dimërore dhe pranverore, që ata e përcjellin në mjediset familjare, shoqërore e më gjerë pasi kthehen në vendet e tyre: përse duhet shkuar për pushime në plazhin e Durrësit, atje bregdeti është i ndotur?!

Deti me dallgëzim bën vetëpastrim të përkryer duke nxjerrë mbetje në breng. Ndërsa njerëzit ndotin në mënyrë të neveritshme në po atë breg ku do të bëhet plazh, qoftë duke mos e pastruar bregdetin rregullisht ditë pas dite, por edhe më keq, duke hedhur mbeturina të tjera e pandërprerë. Të kujtohesh për pastrim në prag dhe gjatë verës është tepër vonë. Kundërreklama përpara sezonit turistik e ka bërë dëmin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...