Washington Times/ Diplomatët amerikanë në Shqipëri punojnë hapur kundër Trump

E Enjte, 25 Prill 2019 16:24

Washington Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe diplomatëve amerikanë në vend, në veçanti Donald Lu-së, i cili edhe pse e ka mbaruar mandatin nuk po largohet drejt SHBA-së.

Në këtë shkrim thuhet që Ambasadori Lu përveçse ka injektuar politikën e George Sorosit edhe gjatë presidencës së Trump, po vazhdon të bëjë të njëjtën gjë edhe pas përfundimit të detyrës.

Po ashtu në artikull, qeveria shqiptare përmendet si e lidhur me krimin ndërsa drejtuesit e ambasadës thuhet që po mbyllin njërin sy para të gjitha aktiviteteve të jashtëligjshme të saj.

 

‘Qeveria e tanishme është e zhytur në tregtinë e drogës dhe kriminalitetin dhe e majta në Amerikë ende mbështet, madje mbyll njërin sy ndaj aktiviteteve të saj të paligjshme. Punëtorët jobesnikë në ambasadën amerikane në Tiranë janë një problem i madh’, -thuhet në artikull.

Image

Ja çfarë shkruante Washington Times:

Ish-ambasadori amerikanë në Shqipëri, Donald Lu, ishte i mirënjohur për imponimin e axhendës së tij mbi popullin shqiptar, duke vepruar si car, në mbështetje të qeverisë socialiste sipas udhëzimeve të George Soros, në një nga vendet më pro-amerikane në botë.

Mandati i zotit Lu si ambasador përfundoi kohët e fundit dhe ai u emëruar ambasador në Kirgizstan, një situatë që ka nevojë për analizë të mëtejshme në një tjetër artikull.

Megjithatë, duket se të emëruarit majtistë, anti-Trump të Obamës në Departamentin e Shtetit janë ende aktivë në Shqipëri, duke iu kundërvënë presidentit amerikan, për të cilin punojnë e i raportojnë, pasi supozohet që përfaqësojnë politikën e administratës jashtë.

Leyla Moses-Ones është shefja e përkohëshme e ambasadës deri në mbërritjen e ambasadorit të ri gjatë këtij viti. Postime të kohëve të fundit në Twitter nxjerrin në dukje axhendën e saj djallëzore për të minuar shefin e saj. Ajo riposton postimet e ish-shefit të shkarkuar dhe turpëruar të FBI-së, James Comey, i cili shfryn kundër presidentit tonë, sipas tij, gënjeshtar.

A mund ta imagjinoni kreun e një ambasade amerikane në një vend të huaj të jetë aktiv në dëmtimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe axhendën e tij? E di mirë që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë njoftimet për politikën e jashtme nga Shtëpia e Bardhë duke e ditur që ambasada në vendin e tyre nuk do t’i zbatojë kurrë e madje edhe dëmton çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në këtë cep të botës?

Shqipëria, anëtare e NATO-s, po bëhet vend i rëndësishëm strategjik teksa roli i Turqisë si aleate e SHBA po vihet në dyshim. Qeveria aktuale është kapur në tregtinë e drogës e kriminalitet dhe e majta në Amerikë ende e mbron, madje mbyll një sy për sjelljen e saj të paligjshme. Prania e punonjësve jobesnikë në ambasadën amerikane në Tiranë është problem i madh.

Në mënyrë të habitshme, Presidenti Trump emëroi Kathleen Kavalec si ambadasoren e re në Shqipëri. Ajo është përmendur në një hetim të vonshëm të Dhomës (së Ulët në Kongres) si një nga punonjëset e Departamentit të Shtetit që ka folur me Christopher Steele teksa ai përgatiste dosjen e rremë për Trump dhe u përpoq të rrëzonte një president. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e Trumpit mund ta ketë zbuluar lojën e saj teksa konfirmi u vonua në mënyrë të papritur.

Në çdo rast, kemi mësuar se Lu ende vjen rrotull nëpër Shqipëri, çuditërisht nuk është kthyer në SHBA meqënëse nuk ka më detyra zyrtare në Tiranë. Burimet na kanë bërë të ditur se ai po vepron në këtë mënyrë për të “përgatitur” stafin e ri të ambasadës, për të dhënë udhëzime për të folur mirë për kryeministrin socialist Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë, në përpjekje për të çimentuar axhendën e Barack Obamës në vendin e vogël ballkanik. Synimi është ta shesin kryeministrin socialist si një “lider i madh” dhe “reformën në drejtësi” të nxitur nga Lu si sukses të madh, duke injoruar plotësisht efektet reale të procedurës që çoi drejt një vendi pa gjykata dhe me krim të organizuar të shfrenuar. Për këtë do të flasim më tepër nesër.

Demokratët, shërbyesit e Obamës, janë gati të bëjnë gjithçka për pushtet. Ata nuk kanë cipë. Nuk kanë profesionalizm siç e tregon aktiviteti i Leyla Moses-Ones 

Modifikuar më E Enjte, 25 Prill 2019 20:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...