“Institucionet gjermane kanë informacione më të rënda se ato që ka publikuar ‘Bild’”

E Enjte, 06 June 2019 21:27

Mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në debate pas publikimit të përgjimeve të dosjes “339” nga gazeta gjermane “Bild”.

E ndërsa mazhoranca fajëson PD-në për përgjimet, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i ftuar në RTV Ora thotë se demokratët nuk kanë asnjë lidhje me rrjedhjen e këtyre informacioneve nga organi i akuzës.

Teksa deklaron se përgjimet e nxorën “lakuriq” qeverinë e Ramës, Paloka thotë se “Bild” nuk ka publikuar asgjë nga të dhënat dhe informacionet që kanë institucionet në Gjermani, që sipas tij janë shumë më të rënda se ato që ka nxjerrë “Bild”.

Edi Paloka: Në vend që mbrëmë të kishte reagime për skandalin u sulën të gjithë, duke filluar nga Komisioni i Ligjeve. Se çfarë pune ka Komisioni i Ligjeve të dali dhe të prononcohet, unë nuk e di.

Beti Njuma: Pse shqetësohen për këtë rredhje informacioni dhe jo atë se çfarë përmban informacioni?

Edi Paloka: Kjo dihet pse, sepse ajo i tremb. Dalja e informacionit i nxjerr lakuriq. Ata janë lakuriq ka kohë, por i nxjerr lakuriq edhe para atyre që përpiqen, t’i mbrojnë ende, megjithse i njohin dhe i detyrojnë ata të mbyllin gojën edhe për ca kohë. Do flasin prap edhe ata, në shqip dhe në anglisht. Kjo është histori e përsëritur, akuzohemi ne pse denoncoheni ju të zezat që bën qeveria këtu, se ju i prishni imazhin Shqipërisë.

Beti Njuma: Është dosja 339 thjesht dhe vetëm çështje imazhi?

Edi Paloka: Absolutisht nuk është thjesht çështje imazhi. Është shumë më e rëndë se kaq, por kaq ju intereson atyre, fasada. Sipas tyre gjithçka është fasadë dhe fasadën të mbajmë në rregull. Por fasada e këtyre është rrënuar komplet. Sado që janë përpjekur këtu t’i mbajnë nën kontroll mediat, kanë hyrë ndërkombëtarët dhe po i mbysin nga Uashingtoni në Berlin. Nuk i fshehin më ata, jua tha edhe gazetari gjerman. Çfarëdo që të bëni këto nuk i fshihni dot.

Beti Njuma: Të gjithë po pyesin ku i gjeti “BILD” përgjimet. Ka gisht PD në përgjimet që “BILD” ka marrë?

Edi Paloka: Po si mund të ketë gisht PD. E dini cfarë i ka thënë delegacionit tonë në Gjermani? Këto nuk janë asgjë nga të dhënat dhe faktet që kemi ne.

Beti Njuma: Ja kanë thënë zotit Basha?

Edi Paloka: Jo nuk ka qenë vetëm zoti Basha. Basha kur të vijë do ti thotë vetë gjërat. Por i është thënë copë, madje e tha edhe gazetari “të dhënat dhe informacionet që kanë institucionet në Gjermani, janë shumë më të rënda se ato që kam nxjerrë unë tek ‘BILD’”.

Modifikuar më Premte, 07 June 2019 19:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...