Deklarata e ambasadorit amerikan, sinjal i ndryshimeve në Ballkan

Saturday, 14 December 2019 15:15

Disa ditë më parë ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, goditi ashpër të gjithë ata që kanë mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve. Ambasadori Kosnett ka thënë se “disa njerëz kanë keqkuptuar që SHBA-ja ka shtyrë për një lëvizje të kufirit apo shkëmbim të territorit”.

“Eprorët e mi në Ëashington janë përpjekur që ta sqarojnë se jemi të interesuar për një marrëveshje të negociuar në mirëbesim nga të dy palët. ShBA-ja nuk ka ndonjë paragjykim se çka mund të përfshijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse nga dialogu. Mund të jetë që të dy palët të vendosin – sinqerisht në mirëbesim – për të bërë një rregullim të kufirit. Ata mund të vendosin që të mos e bëjnë këtë, dhe më besoni se i kuptoj shqetësimet e thella, arsyet historike, se pse rregullimi i kufirit është shumë i ndërlikuar”, ka thënë Kosnett. “Sërish, dëshiroj ta theksoj se qeveria ime nuk po shtyn për këtë gjë. Jo domosdoshmërisht e shohim këtë si çelës të dialogut. Mendoj se një pjesë e madhe e diskutimit në dialog është përqendruar në këtë. Mendoj se diskutimi për kufirin është vetëm një aspekt i një game të gjerë të diskutimeve që duhet të mbahen ndërmjet dy vendeve, që gjithashtu duhet të prekë bashkëpunimin ekonomik, sigurinë, kulturën, edukimin, drejtësinë, sidomos drejtësinë – një gamë të gjerë të çështjeve për të cilat duhet të flasin të dy qeveritë dhe është me rëndësi që të mos mbërthehen vetëm në një aspekt të problemit”, ka thënë Kosnett.

Kjo deklaratë në fakt nuk është thjesht një qëndrim i ambasadarit Kosnett të SHBA në Kosovë.  Ajo është një tejqyrë e madhe, prej të cilës shihen qartë gjurmët e një plani ogurzi për Kosovën, i cili nuk kishte asnjë lidhje realisht me marrëveshjen Serbi-Kosovë.

Qëndrimet e shteteve sigurisht që përcillen nëpërmjet ambasadorëve të tyre në vende të caktuara por ambasadori në vetvete përveçse përcjellës i mesazhit është në fakt dhe diplomati në profesion, i cili me aftësinë, elegancën, profesionalizmin di ta përçojë atë mesazh dhe të hedhë dritë mbi të vërtetën.

I tillë ka qenë dhe ambasadori Kosnett në Kosovë. Ai me elegancën diplomatike, të një profesionisti të vërtetë, ka zgjedhur udhën e shkurtër për tu pozicionuar kryediplomat dhe pa u përpjekur aspak për të marrë anë. Në mënyrë elegante ka përcjellë në kohën e duhur atë çka SHBA-të kanë qëndrim për një çështje të cilën tashmë përbën thelbin e gjeostrategjisë në rajonin e Ballkanit.

Në të vërtetë doli që ka qenë treshe e mbuluar me turp , në bashkëpunim me Vuçiç që donin të zhbënin aktin më të fuqishëm diplomatik dhe ushtarak të perëndimit, pas luftës së dytë botërore, Pavarësinë e Kosovës dhe integritetin e saj territorial.

Që brenda Amerikës ka disa ‘Amerika’ dhe një establishment u investua në këtë shkëmbim. Por përveç rëndësisë së madhe që ka deklarata e ambasadorit amerikan Kosnnet për çështjen ajo duhet lexuar dhe rilexuar mirë si një sinjal për një erë të re jashtë establishment po fryn në Ballkan. Do të fillojë nga Kosova.

Modifikuar më Diel, 15 December 2019 09:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...