Rilindja klonon Dvoranë

Saturday, 14 December 2019 16:40

Shqiptarët pritën prej vitesh një reformë transparente dhe të pa kapur të Drejtësisë. Por kur momenti erdhi, Venecia ndaloi që ajo të kapej nga Rama ende pa u nisur duke pranuar propozimet e Partisë Demokratike, rilindasit e hodhën në erë duke miratuar të vetëm ligjet që nuk kërkonin shumicë të caktuar. Në krye të KLP vendosën Gent Ibrahimin, kunatin e ministres së Ramës Mimi Kodheli, në krye të Prokurorisë së Përgjithshme vendosën Arta Markun, të përkohshmen që qëndroi në atë karrige derisa shkartoi dosjet më skandaloze të Rilindjes, blerjen e votave, Saimir Tahirin, grabitjen me PPP-të të Ramës,e tj. Zgjedhja e Arta Markut me 69 vota si Prokurore me termin e përkohshme, një shpikje e rilindjes por antikushtetuese ishte paralajmëruesja e asaj që Edi Rama kishte menduar të bënte me Reformën në Drejtësi. Një votim i cili do të hidhte në erë atë çka me marrëveshje midis të gjitha forcave politike dhe ndërkombëtarëve dhe 140 votave shënjoi Reformën në Drejtësi.
Arta Marku njihet si lidhje e ngushtë shoqërore e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, socialistit Ulsi Manja. Deputeti i sotëm ka qenë titullar i Arta Markut, kur ata të dy ishin kolegë në Prokurorinë e Shkodrës. Lëvizja më e komentuar është “emërimi” i paligjshëm i Donika Prelës, në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda.
Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), maxhoranca socialiste zgjodhi, vetëm me votat e saj, kryetarin dhe zv.kryetarin e institucionit të ri, i cili ka për detyrë të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me mandat të plotë, prokurorët e SPAK-ut, si edhe ka në dorë karrierën e të gjithë prokurorëve. Në krye të KLP-së, i zgjedhur nga maxhoranca është Gent Ibrahimi, kunati i deputetes së rëndësishme të Partisë Socialiste, Mimi Kodheli. Për Gent Ibrahimin dhe zëvendësin e tij, Alfred Balla, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka konstatuar se ata nuk plotësojnë kriteret për të qenë anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjithashtu, në KLP janë edhe dy anëtarë të tjerë, Nurihan Seiti dhe Bujar Sheshi, me lidhje të vjetra me të majtën shqiptare. Për këta dy anëtarë, Autoriteti i Dosjeve ka konstatuar se kanë qenë “bashkëpunëtor” apo që figurojnë në dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit.
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) është struktura që trajton karrierën e gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë, si edhe përgjegjëse për përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Naureda Llagami, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), njihet si lidhje e ngushtë e deputetes së Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve, Klotilda Bushka (Ferhati), si edhe Ajola Xoxas, bashkëshorte e kryebashkiakut të majtë të Tiranës, Erion Veliaj. Llagami është përzgjedhur si anëtare e KLGJ me votat e maxhorancës socialiste, pavarësisht se nuk plotësonte kriteret ligjore. Ajo u kandidua si përfaqësuese e shoqërisë civile, ndërkohë që nuk plotësonte kushtin që të kishte qenë 5 vitet e fundit aktive (deri në vitin 2016 ka qenë ndihmës/ligjore në Gjykatën e Lartë.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), strukturë e përkohshme që ka përgjegjësi për përzgjedhjen e kandidaturave për në Gjykatën Kushtetutese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, drejtohet nga gjyqtari Ardian Dvorani, lidhje e fuqishme e Partisë Socialiste në sistemin gjyqësor shqiptar. Dhe Dvorani u caktua në këtë [pozicion për të bërë atë që po shohuim sot. Kujtojmë se Dvorani kaloi vettingun edhe pse nuk justifikonte 90 milionë lekë.

Modifikuar më Diel, 15 December 2019 09:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...