VIDEO/ Mediu, OSBE-së: Shqipëria po rrëshqet, të ndërhyhet

E mërkurë, 11 July 2018 11:32

Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu, ka mbajtur një fjalë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila u mbajt në Bundestagun gjerman

Duke folur në emër të opozitës Mediu e cilësoi Shqipërinë si një rast unik në Evropë që nuk ka Gjykatë Kushtetuese apo me një Gjykatë të Lartë të bllokuar, duke përmendur si shembull Amerikën, vend në të cilin zhvillohet debat se kush duhet të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë kur në Shqipëri kjo Gjykatë nuk funksionon fare.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet te ulemi dhe te ndryshojmë këtë situate për të pasur një pushtet gjyqësor të pavarur dhe funksional. NATO dhe BE janë padyshim rruga e vetme e Ballkanit për prosperitet dhe demokraci te qëndrueshme kushtetuese”, theksoi ai

Deputeti Mediu u shpreh se garantimin e te drejtave te qytetareve e siguron një gjyqësor i pavarur. “Shqipëria u përfshi në një proces te reformës ne drejtësi për te luftuar korrupsionin dhe garantuar pavarësinë e tij. Te gjithë ranë dakord dhe e vlerësuan si te domosdoshme, por ajo qe është e domosdoshme është implementimi i drejte i saj. Sot ne jemi ne mungese te plote te Gjykatës Kushtetuese dhe bllokim te Gjykatës Larte, dhe mund te përfundojmë ne mosfunksionimin e Gjykatave te tjera”, tha ai.

Modifikuar më E mërkurë, 11 July 2018 11:36

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...