Deputeti i LSI: Pushteti vret, statusi i minatorit mbetet “hallexhi i dënuar me vdekje”

Hënë, 16 Prill 2018 12:18

LSI ka sulmuar kreun e qeverisë Edi Ramën për 'takimin" qe ai zhvilloi pak mw parw me minatorët për problemet e tyre, takim me videokonferencë, vite dritë larg asaj ç'u premtoi gjatë fushatave elektorale në Bulqizë dhe kudo ku ata jetonin dhe i duhej vota

Spahiu tha se LSI, që ka mbështetur çdo iniciativë të çdo shqiptari, do të mbështetëse më shumë se askush tjetër, minatorët.

Deklarata e plotë e Spahiut

Dy ditë më parë një 37 vjeçar humbi jetën tragjikisht në galeritë e Bulqizës, pak ditë më parë një tjetër u vra aksidentalisht në ato të Klosit, 6 minatorë janë vrarë në 6 muajt e fundit në galeritë e këtyre zonave. Këto fatkeqësi bëhen akoma edhe më të rënda kur lënë pas familje pa asnjë mbështetje financiare, pa asnjë të ardhme, pa asnjë shpresë. Kur fëmijë, të mbetur jetim nga humbja e prindit, rrezikojnë edhe ndihmën ekonomike, pasi babai mund t’ju ketë lënë një shtëpi apo edhe makinë.

Situatën e tyre mund ta lehtësonte vetëm statusi i minatorit duke iu siguruar një minimum jetik këtyre njerëzve, të punës më të vështirë dhe më të rrezikshme për jetën, që kanë dhënë kaq shumë për ekonominë e këtij vendi. Kanë kaluar rreth 3 muaj, kjo qeveri, ky kryeministër ka rrëzuar Statusin e Minatorëve. Mes votuesve që ngritën dorën kundër, ishin mjaft deputetë të zgjedhur nga minatorë në të gjithë Shqipërinë. Mes tyre është edhe gënjeshtari më i madh i minatorëve të Përrenjasit, kryetari i Grupit Parlamentar të Rilindjes.

Qeveria nuk dha asnjë argument bindës se përse e rrëzoi këtë status, i depozituar në kuvend që në mars 2017 dhe i ngjashëm me atë të naftëtarit.  Gënjeu dhe vazhdon të gënjejë që shumë shpejt do të dorëzojë një propozim për minatorët. Por përveç zvarritjes disa mujore, asgjë nuk ka sjellë deri tani.

Pushteti vret për statusin e tij, të ndenjes në karrigen e pushtetit, ndërsa Statusi i Minatorit mbetet “hallexhi” i dënuar me vdekje.  Kryeministri i sotëm, dikur kryetar opozite, në vitin 2011 përbetohej për minatorët. Ai u kërkonte votën banorëve të Bulqizës me premtimin që minatorët do të merrnin atë që u takon. Madje bënte thirrje që minatorët të bëheshin bashkë kundër sundimit të së keqes. E pamë edhe sot ku në vend që të shkonte te galeria ku minatori humbi jetën, gjë që asnjëherë se ka bërë, të kërkonte nga organet përkatëse zbardhjen e ngjarjes e të shikonte me sytë e tij kushtet skandaloze ku minatorët punojnë, na shfaqet në një video-konferencë të shëmtuar a thua se ai dhe qeveria e tij akoma nuk e dinë se çfarë minatorët kërkojnë.

Minatorët i pamë dhe do të vazhdojmë ti shohim në protesta masive përpara kryeministrisë, deri në miratimin e statusit, që të gjitha qeveritë ia kanë borxh. Valën e protestave këtë vit e nisën minatorët, e vazhduan naftëtarët, kuksianët e më pas biznesi i vogël.  Lëvizja Socialiste për Integrim, ashtu siç ka mbështetur çdo iniciativë që ka lidhje me mirëqenien e çdo shqiptari, absolutisht do të mbështesë dhe përkrahë shtresën më të vuajtur të shoqërisë por që i ka dhënë më shumë se çdo kush tjetër, minatorët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...