Delegacioni nga Holanda: Ahmetaj ka transferuar 21 milionë euro në llogaritë e fshehta në Holandë

Hënë, 21 Janar 2019 21:54

Një deklaratë e fortë është bërë nga një delegacion zyrtar nga Holanda ku ish-ministri i Financave, Ahmetaj është kapur në flagrancë nga vendet partanere duke tranferuar 21 milionë euro nga Shqipëria në kontot e tij të fshehta bankare në Holandë. Këto janë para të përfituara në mënyrë korruptive nga afera e koncesioneve të inceneratorëve, që janë në pronësi direkte të ish-ministrit përmes njeriut që ai ka vendosur në këtë operacion financiar korruptoiv me emrin Artur Zoto.
“Po, po. Kishim takim me delegacionin zyrtar dhe na i treguan. Aty e kishe kompaninë, të regjistruar në parajsë fiskale. Hap pas hapi. Gjë tjetër ti deklarosh, dhe të të inspektohen ligjërisht tjetër, por kemi kohë, mos ki merak, do kemi kohë. Tani do të merremi me anonimen që të ka zëvëndësuar”, tha Basha.
Deklarata në Parlament e Bashës
Dhe faturën për këtë të marrë, që pasi ka vjedhur e zhvatur çdo gjë, do të poshtërojë shqiptarët dhe Shqipërinë deri në pikën e fundit, e paguajnë studentët. Nuk ka lek për të ulur tarifat dhe del një nga figurinat dhe thotë: do të ja marrim koncensionit Kashar-Thumanë.
Pse?
Ai (koncensioni) në fakt duhet anulluar dhe çuar para ndjekjes penale, ata që e bënë, që ta dish ti mirë ti (i drejtohet Ramës), edhe ata të bandës së Lushnjes.
Po,po.

Por, shqiptarët sot duhet ta dinë se në buxhetin e vitit 2019-të, ky mashtrues (I drejtohet Ramës), ky hajdut psiqik, ka rezervuar zero lek për Thumanë-Rrogozhinë. Ka lek. Ka ku të marrë lek: 33 milion i ka Vilma Nushi, Jani Karadako-Paradako, si e ka ky apo si e ka ai tjetri. Tri koncensionet e shëndetësisë, 33 milionë euro.
21 milionë i ka Klodi i Benit (I drejtohet Arben Ahmetajt) për tre inceneratorë.
Ato nuk i prek, se pastaj fillon tangon me Benin dhe bien të dy. Nuk i prek ato.
Do të bini, por do të binit më shpejt po të ti prekte ato që ke çuar në Holandë.
Po, po. Kishim takim me delegacionin zyrtar dhe na i treguan. Aty e kishe kompaninë, të regjistruar në parajsë fiskale. Hap pas hapi. Gjë tjetër ti deklarosh, dhe të të inspektohen ligjërisht tjetër, por kemi kohë, mos ki merak, do kemi kohë. Tani do të merremi me anonimen që të ka zëvëndësuar.
Pra, faturën e paguajnë pensionistët që vuajnë për bukën e gojës, me pensione që pasi paguajnë dritat, ujin, qeranë, nuk u ngelet para për bukën e gojës. Dhjetra mijëra qytetarë që vidhen përditë me çmimin e naftës më të lartin në Europë, me çmimin e energjisë më të lartin në rajon.
E paguajnë të sëmurët që shkojnë në spitale, por nuk gjejnë ilaçe, përvecse kur shkon ky (Rama) për të bërë fotografi, dhe sapo zhduket, zhduken dhe ilacet. Me varëse bosh ku nuk ka as serume!
E paguajnë qytetarët e varfër që nuk blejnë dot as gjysëm kile perime megjithëse çmimet e perimeve po bien përtokë dhe fermerët po i hedhin ato në kanal. Ja qeshin. E paguajnë mijëra fëmijë që u janë mbyllur shkollat me vendim të kësaj qeverie që ecin me orë të tëra dhe futen në godina ku nuk gjen ngrohje dhe banka.

E paguajnë prindërit që vit për vit futen e sagën e mosgjetjes së kopshteve, çerdheve për të sapolindurit e tyre. E paguajnë policët kokëposhtë, të përdhosur sepse duhet të trajtojnë kriminelët vipa, miqtë e këtij dhe të tjerëve si ky, si të ishin stuardesa dhe jo policë ndërkohë që dhunojnë qytetarë të pafajshëm që dalin për të drejtat e tyre dhe të fëmijëve të tyre. E paguajnë punonjësit që kanë rrogën minimale 18 mijë lekë të reja në muaj.
Nuk kanë asnjë shpresë për rritje rroge sepse ekonomia është në kolaps total me 50 biznese që mbyllen çdo ditë. Rritet ushtria e të papunëve.
E paguajnë të papunët, e paguajnë të shkolluarit që nuk gjejnë punë, e paguan biznesi i mesëm, e paguajnë familjarë dhe fëmijë ende të parritur të cilët po i përze ky.
Po i çon në emigracion, në eksodin e dytë më të madh të këtij vendi. E paguajnë mjekët dhe infermjerët e frikësuar se mos i heq ky nga puna po nuk mbushën kuotën e check up-it për PPP-në e Vilma Nushit.
E paguajnë pronarët që u vidhet prona dhe tani do tua vjedhë me ligj që të ndërtojë ai dhe klika e tij e korruptuar në bashkëpunim me një grusht oligarkësh që janë ata që kanë emëruar këto ministra.
Zonja dhe zotërinj socialiste a e kuptoni pse nuk i njihni, se i kanë emëruar ata dhe ky vetëm i ka firmosur për kaparin që ka marrë.
Për rininë e nëpërkëmbur me shpresë të humbur që nuk do të ikë por kërkon të jetojë këtu. Për konkurset fallso që pasi ia nxjerr në pah Zëri i Amerikës çohet Mulla Rama dhe e sulmon duke vendosur një rekord të padëgjuar që në kohën e mulla Hoxhës./ RD

Modifikuar më Hënë, 21 Janar 2019 22:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...