Vasili: Rama po rrezikon integritetin territorial me pazaret politike

E Enjte, 07 February 2019 18:22

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili nga foltorja e Kuvendit u shpreh se kryeministri Edi Rama po rrezikon me pazare politike ‘integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor’.

Vasili, tha se përpjekja për zhvendosje kufijsh ka shkaktuar vuajtje pafund në të shkuar dhe në këtë lojë rrezikohet edhe stabiliteti i Shqipërisë, Kosovës dhe vetë rajonit. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, theksoi se me këtë veprime fundi i mazhorancës është afër.

“Në seancën e sotme në jo pak raste, u citua gjerësisht ministri gjerman Rot lidhur me deklarimet e tij më të fundit. Gjëja që më bëri më shumë përshtypje është se përse nuk u citua një nga deklaratat e tij shumë të rëndësishme të bëra në Deutsche Ëelle, ku ai shprehimisht thotë: “Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për ne. Përpjekja për zhvendosje kufijsh, ka shkaktuar vuajtje të pafundme në të shkuarën. Prandaj sipas meje, vazhdon ai, këto përsiatje janë tejet të rrezikshme.”

Momenti më interesant, por edhe më kritik është: “Nga Shqipëria ne presim që kjo të përdorë në mënyrë konstruktive ndikimin e saj politik, e të angazhohet për stabilitet në të gjithë rajonin. Mund të jetë vetëm në interes të Shqipërisë si pjesë e rajonit, që të parandalojë me çdo kusht një destabilizim të Ballkanit Perëndimor, që detyrimisht do të vijonte nga ndryshimi i kufijve”- deklaroi Vasili nga foltorja e kuvendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...