Akuzat ndaj Vokshit, Doris Pack: Rama po nxit dhunën ndaj grave

Saturday, 09 February 2019 16:33

Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack ka reaguar pas sulmit që kryeministri Edi Rama i bëri deputetes së PD, Albana Vokshi, pasi kjo e fundit kërkoi të hiqej nga Facebook videoja e publikuar nga ERTV me prindërit e vajzës së abuzuar në Kavajë si dhe të shkarkohej ministrja Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në Twitter, Doris Pack thotë se komentet e kryeministrit Rama duke ofenduar gratë politikanë janë nxitje e dhunës ndaj gruas.

“Komentet në rrjetet sociale të kryeministrit të Shqipërisë Rama duke ofenduar gratë politikane, nuk janë vetëm degradim dhe ofendim ndaj gruas, por nxitje e dhunës kundër gruas në një vend ku të drejtat e saj janë të kërcënuara dhe të dhunuara çdo dit”- shkruan Pack.

51500050_345580829626624_1693925880247615488_n.jpg
Deklarata e Vokshit:

Si nënë, si grua, por edhe si kryetare e komisionit të arsimit, kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit. Edi Ramës i kërkoj ta heqë menjëherë videon nga faqja e tij në facebook. Nëse ai nuk e bën këtë brenda 1 ore, AKEP duhet të bllokojë facebookun e Edi Ramës.

Reagimi i Ramës:

Po tani çfarë keni që lehni apo ju’a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju, hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit,krimet e fatkeqësitê, ju s’do ekzistonit,se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vrerit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...