”Europa nuk e kishte njohur këtë vendosmëri"

Hënë, 13 May 2019 21:37

”Europa nuk e kishte njohur këtë vendosmëri”, kështu u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha, në selinë blu pas mbarimit të protestës marshim. Basha u përgjigjet prerë se nuk do të ketë dialog me kryeministrin Rama, kjo pas thirrjeve të ndërkombëtarëve që plaët të ulen në tryezë.

”Për mbi tre orë litarët e shiut e lidhën shpirtin tuaj me shpresën që buron nga zoti, me besimin tek vetvetja dhe tek njëri tjetri. Me bindjen se Shqipëria nuk dot ë kthehet kurrë aty ku ishte 3 muaj më parë. Mirënjohje për të gjithë ju, pjesë e këtij marshimi madhështor proteste. Mirënjohje e veçantë për të gjithë agjëruesit e ramazanit. Zoti iu shpërbleftë këtë sakrificë të dyfishtë. Sot treguam se nuk ka forcë mbi tokë të na ndalë në kauzën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka forcë të na detyrojë të bëjmë pazare me të keqen. E keqja do të ikë për ti hapur vend Shqipërisë si gjithë Evropa. Le të jetë e sotmja mesazhi me të cilën do ta vazhdojmë këtë betejë. Të vendosur deri në fund, të fortë kurajoz për betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa Forca jonë është bashkimi, vendosmëria dhe kësaj forcë nuk i bën dot ballë as Edi Rama as banda e tij e inkriminuar. Le të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Misioni ynë është mision brezash. Është mision për të gjithë ata të majtë e të djathtë që e kanë kuptuar se vetëm përmes bashkimit mund ta gjejnë të ardhmen e tyre dhe lirinë e tyre”,-tha Basha.

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 21:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...