Tekat e kryeministrit/ Gjykata Europiane dënon Shqipërinë 110 mln euro për Becchettin

E mërkurë, 15 May 2019 16:46

Deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kundër biznesmenit italian Fancesco Becchetti do t'i kushtojnë qytetarëve shqiptarë shifrën marramendëse të 110 milionë eurove.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian. Vendimi është marra para pak ditësh dhe Syri.net e ka konfirmuar nga dy burime të pavarura, përfshirë Avokaturën e Shtetit.

Fatura, që përbën një goditje fatale për financat e shtetit është gjoba më e madhe që ka marrë ndonjëherë Shqipëria nga një gjykatë ndërkombëtare. Këtë faturë, qytetarët shqiptarë do ta paguajnë për shkak të deklaratave të kryeministrit Edi Rama në media dhe rrjetet sociale në qershor të vitit 2015.

Padia

Gjatë asaj kohë, pak ditë pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Beçhetin për pastrim parash.

Në deklaratën e tij në rrjetin social Twitter, kryeministri Rama, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës e lidhi sekuestrimin e aseteve të televizionit Agon Channel me dekriminalizimin e politikës nga elementët kriminal. ‘Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses,’ shkruante Rama në tëitterin e tij personal.

Menjehërë pas këtyre deklaratave, Fancesco Becchetti e paditi Shqipërinë në gjykatën e arbitrazhit në Strasburg, në të cilën pretendonte se deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kanë shkelur prezumimin e tij të pafajësisë.

Padia e ngritur nga Becchetti është depozituar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg me 21 tetor 2015 dhe i është komunikuar qeverisë shqiptare në 12 janar. Në po të njëjtën kohë, biznesmeni italian bëri dhe një tjetër padi kundër Shqipërisë për sekuestrimin sipas tij pa të drejtë të televizionit Agon Channel.

Pas një kalvari të gjatë gjyqësor, gjykata i ka dhënë të drejtë Becchettit duke e gjetur kryeministrin dhe qeverinë shqiptare fajtore, dhe duke e dënuar Shqipërinë me faturën e çmendur prej 110 milionë eurosh. Fatura është sa ndihma ekonomike e tre viteve që qeveria jep për të gjithë të varfrit në Shqipëri ose sa 1 për qind e Prodhimit Kombëtar të Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...