Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë shpëton vendin nga diktatura e dytë

Tuesday, 11 June 2019 11:29

Një hap shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe fatet e vendit është komentuar vendimi i djeshëm i Kryesisë së Partisë Demokratike që do t’i propozohet Këshillit Kombëtar të PDSH-së, që do të mblidhet sot, angazhimi i strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Kjo Aleancë që do të krijohet në çdo bashki të vnedit, do të vijë si bashkim i vullnetshëm, qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend nga keqqeverisja dhe nga abuzimi i madh me pushtetin që po bën Edi Rama dhe qeverisja e tij.  Krijimi i kësaj Aleance vjen menjëherë pas tetë protestave të fuqishme kombëtare, të cilat e kanë tronditur seriozisht pushtetin kriminal të Edi Ramës. Sipas drejtuesve të PD-së, kjo Aleancë do ta shpëtojë vendin nga një diktaturë e dytë, e projektuar nga Edi Rama dhe do ta kthejë këtë vendin në një normalitet, një vend demokratik, ku të funksionojë ligji dhe Kushtetuta e jo bandat, krimi e droga që mbajnë në pushtet Edi Ramën. Ka qenë pikërisht qëndrimi konseguent i liderit të PD-së, Lulzim Basha, i cili në krye të opizitës së bashkuar ka luftuar në Parlament për ta pastruar atë nga krimi e kriminelët që Rama solli në pushtet, si kurrë më parë. Vetëm gjatë qeverisjes së Ramës, intelektualët dhe njerëzit e Partisë u zëvëndesuan me oligarkë, kriminelë, drogmenë e njerëz të lidhur me krimin e që punonin me ta. Krimi arriti majat më të larta të përfaqësimit, pasi mbrohej direkt nga Parlamenti e sturkturat e Qeverisë, ku ministra të ndryshëm janë të lidhur e po gjykohen për afera krimi e droge. Pasi e pastroi parlamentin nga kriminelët që Rama i futi me forcë në Parlament, Basha po synon pastrimin e vendit dhe qeverisjes qendërore e vendore nga krimi, paaftësia e korrupsioni që po e shkatërron çdo ditë e më shumë vendin. Krijimi i kësaj aleance qytetare, ku do të bëjnë pjesë intelektualë, figura të nderuara të qytetit, të lëna pas dore e të mospërfillura edhe nga qeverisja lokale, do të jenë në ballë të aksionit për të parandaluar, denocuar çdo aferë korruptive, çdo aksion që shkon për xhepat e pushtetarëve, çdo nismë e çdo neglizhencë e lidhje të krimit me politikën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...