Vasili: Edi Rama kërkon të çojë popullin në konflikt social

Tuesday, 11 June 2019 13:11

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon kryeministrin Edi Rama se po kërkon të çojë popullin në konflikt të fortë social dhe të zhdukë pluralizimin politik. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha sot se Presidenti me dekretin për anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit ka mbrojtur dy kolonat e republikës parlamentare.

Ai theksoi se ky kryeministër ka humbur njëherë e përgjithmonë dhe nuk ka të drejtë të administrojë më zgjedhje në Republikën e Shqipërisë. “Rama është i interesuar drejtpërdrejt që në Shqipëri të vendoset monizmi, zhdukja e pluralizmit politik dhe kërkon të vendosë në konflikt të fortë social popullin e nëpërmjet kësaj të shtyjë orët e pushtetit për të vijuar të vjedhë qindra miliona pa u ndëshkuar”, tha ai.

Vasili deklaroi se në këtë situatë udhëkryqi të rrezikshëm, opozita është më e palëkundur dhe më e fortë se kurrë për të mbrojtur demokracinë nga krimi dhe në mënyrë që të jenë qytetarët që të përcaktojnë të ardhmen.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së

Të nderuar qytetarë!

Demokracia në Shqipëri është në rrezik të madh për shkak të puçit kushtetues të Rilindjes dhe skenarit të saj kriminal për rrëmbimin e të gjitha pushteteve. Pushteti që grabit qindra milionë euro nga paratë e qytetarëve, me koncesione dhe vepra korruptive të përmasave gjigante, si rruga Milot-Balldren, Unaza e Re, rruga Orikum-Dukat, rruga e Arbrit, koncesionet në shëndetësi e të tjera e të tjera, po tenton që t’i japë edhe demokracinë krimit me koncesion.

Pushteti, i cili me kriminelët dhe me të gjithë strukturat e krimit të organizuar rrëmbeu votat në vitin 2017 në zgjedhjet e qershorit, dhe ku dosja 339 dhe 184, të cilat kanë të evidentuar qartë krimin zgjedhor nuk zbardhen aspak por mbahen të bllokuara dhe të bunkerizuara, janë tentativa tjetër që demokracinë t’ua dorëzojnë krimit përfundimisht, atij krimi me të cilin kanë ardhur në pushtet e me të cilin Rilindja kërkon të rrijë në pushtet.

Presidenti i Republikës në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me detyrat e kompetencat që kjo Kushtetutë i vendos atij, ka nxjerrë dje një dekret për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, pra të anulimit të datës së këtyre zgjedhjeve. Presidenti i Republikës ka kryer me këtë dekret një veprim kushtetues, i cili ka mbrojtur dy kolonat e Republikës tonë Parlamentare. Ka mbrojtur pluralizmin politik, si instrumenti që prodhon të gjitha pushtetet dhe u garanton qytetarëve mundësinë që të zgjedhin dhe të zgjidhen. Dhe së dyti ka mbrojtur atë më themelorin, unitetin e kombit nga një rrezik ekstrem konflikti civil dhe social e të pa shembull.

Në këto rrethana Rilindja e interesuar të përvijojë puçin kushtetues të rrëmbimit kriminal të pushteteve, po tenton me çdo mjet dhe me çdo kusht që të pengojë të gjitha veprimet të cilat mbrojnë pluralizmin dhe mbrojnë qetësinë dhe unitetin e shqiptarëve. Është e qartë për këdo që ky kryeministër i cili qeveris vendin, i cili është kapur në flagrancë si askush tjetër, me fakte të pakundërshtueshme, fakte ligjorë të Prokurorisë së shtetit shqiptare, fakte të cilat janë bërë publike anë e mbanë globit, ka humbur njëherë e përgjithmonë dhe kurrë më nuk mund të jetë ai që të administrojë zgjedhje në Republikën e Shqipërisë. Nuk ka të drejtë dhe nuk do ti administrojë më sepse Edi Rama është i vetmi njeri në mënyrë të drejtpërdrejtë në krye të qeverisë i interesuar që në Shqipëri të vendoset monizmi, pra zhdukja e pluralizmit politik e cila është ëndrra e tij e vjetër. Me çdo mekanizëm kriminal përpiqet ta vërë në jetë. Dhe së dyti kërkon të vendosë në konflikt të fortë civil dhe social popullin dhe nëpërmjet kësaj ndasie të përpiqet të shtojë dhe të shtyjë orët e tij të pushtetit. Që të shtyjë orët e pushtetit dhe nëpërmjet pucit kushtetues dhe institucional të vazhdojë të vjedhë qindra miliona si aton që janë evidentuar gjerësisht deri tani e që ndodhen në sytë e të gjithë qytetarëve, po ndodhen anembanë globit dhe ti vjedhë pa u ndëshkuar, duke pasur në duart e tij drejtësinë e rrëmbyer e të kapur e cila, ashtu sikurse nuk zbardh dot dosjen 339 dhe 18 po ashtu, nuk zbardh dhe bllokon të gjitha dosjet e aferave korruptive, ku ndodhet ai vetë, ministrat e tij dhe familjarët e tij.

Sigurisht në këtë situatë të këtij udhëkryqi shumë të rrezikshëm ku demokracia ndodhet më e kërcënuar se kurrë më parë opozita së bashku me mijëra qytetarë janë më të palëkundur dhe në të fortë se kurrë për të mbrojtur demokracinë nga krimi në mënyrë që një shtet u drejt dhe i barabartë dhe qytetarë të lirë që zgjidhjen dhe zgjedhin të jenë ata që përcaktojnë fatet dhe të ardhmen e vendit dhe kurrë më kriminelët.

Kjo betejë nuk është për çështje pushteti por është një betejë për të shpëtuar themelet e shtetit dhe të ardhmen e fëmijëve tanë nga rrëmbimi kriminal i cili po tenton të kryhet me çdo kusht por që ka një fund të sigurt pasi sot përballë ndodhet një popull i tërë i vendosur në një kauzë të drejtë dhe në krahun tjetër, një grusht i kriminalizuar qeveritarësh të cilët për pak orë do të vazhdojnë të konsumojnë një puç i cili ka dështuar, është në sytë e qytetarëve dhe fund i të cilit është një fund i pashmangshëm fatal, të cilin nuk e shpëton dot as Edi Rama as ndonjë grusht deputetësh cilitdo qofshin ata.

Modifikuar më Tuesday, 11 June 2019 13:28

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Globi

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Disa zyrtarë të Brukselit kanë thënë se ka pak gjasa që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian gjatë këtij viti edhe në rast të dështimit të marrëveshjes për...

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Aktualitet

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ka lejuar qarkullimin e autobusëve, transit përmes Kosovës, të ndaluar në pikën kufitare Morinë, të shtunën (15.06.2019). Ky vendim vjen...

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Aktualitet

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Një automjet është djegur thuajse tërësisht mbrëmjen e së shtunës në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi të fshatit Bishan. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!