Forza Italia: Qeveria italiane në mënyrë urgjente të merret me zgjidhjen e krizës së thellë në Shqipëri

Tuesday, 11 June 2019 17:27

Nga vendi mik Italia, sot vjen një deklaratë e parlamentares Erica Mazzetti, e Forca Italias e cila deklaron:
”Në Shqipëri po vazhdon një krizë e thellë institucionale ashtu siç dëshmohet nga të gjitha mediat. Kryeministri Rama do të shkarkojë nga pozicionoi Presidentin e Repuublikës, meqenëse ky i fundit mori vendimin për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Rama e ka konsideruar këtë veprim të presidentit Meta një vetëvrasje. Në të njëjtën kohë lideri i opozitës Luzlim Basha, i cili është edhe kryetari i PD-së, anëtare e PPE-së, i cili në opozitën ka kryer aktin e djegies së mandateve . Një veprim që në fakt ka dashur të theksojë me forcë dhe të kthejë vëmendjet në lidhjet konstante mes Ramës dhe lordëve të drogës në Shqipëri që përditë eksportojnë drogës drejt Italisë.
Tensioni në Shqipëri tashmë ka arritur majat. Duhet t’ju kujtojmë se ka shumë italianë të cilët kanë marrë vendimin për të udhëtuar drejt Adriatikut në Shqipëri edhe për tu transferuar atje për të ndjekur bizneset që kanë atje.
Kështu që duhet të jetë tashmë një prioritet urgjent për qeverinë italiane e cila duhet të reagojë në mënyrë imediate jo vetëm për shqiptarët por edhe për bashkatdhetarët tanë. Nuk mundet tashmë të mos marrë në konsideratë këtë ngjarje, thjesht sepse ndodhin jashtë vendit tonë. Indiferenca dhe kthimi nga ana tjetër nuk do të ishte gjë tjetër veçse një shenjë dobësie në politikën tonë të jashtme.
Italia duhet të përgjigjet dhe duhet të jetë prezent përpara thirrjeve të tilla për ndihmë” shprehet eurodeputetja.

Modifikuar më Tuesday, 11 June 2019 21:57

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Interi në hall, për Ikardin mbetet vetëm Napoli ose… Juventusi!

Sport

Interi në hall, për Ikardin mbetet vetëm Napoli ose… Juventusi!

Rinovimi i Edin Xhekos me Romën ishte një goditje për Interin, pasi komplikon shumë planet e zikaltërve në merkato. Interi shpresonte shumë që të mbërrinte te boshnjaku duke futur në...

Merr fund i nxehti afrikan, bëhuni gati për reshje shiu

Aktualitet

Merr fund i nxehti afrikan, bëhuni gati për reshje shiu

Pas të nxehtit afrikan, moti në Europë do pësojë disa ndryshime të mëdha. sipas metereologut të Accuweather, Tyler Roys, shtatori do të sjellë reshje shiu në Ballkan. Sistemet e motit të...

Panariti: Zgjidhja e vetme, vetëm zgjedhje të përgjithshme dhe vendore

Politikë

Panariti: Zgjidhja e vetme, vetëm zgjedhje të përgjithshme dhe vendore

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend, duke theksuar se zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore janë e vetmja zgjidhje për...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!