Berisha: "Vendimi i fundit i narkoshtetit: Në Dhërmi futesh veç me ID e mund të rrish vetëm 30 minuta"

Diel, 16 June 2019 10:32

Çuditë në Shqipëri nuk kanë të ndodhur.

Mësohet se në zonën e Dhërmiut tani mund të futesh vetëm duke nxjerrë kartën e identitetit dhe duke plotësuar kushtin se aty mund të rrish vetëm 30 minuta e asnjë sekondë më shumë.

Këtë denoncim e kanë bërë tek JOQ, ndërsa edhe ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë publike në faqen e tij në Facebook.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Vendimi i fundit i Narkoshtetit!

Ne nje akt tipik per diktaturat apo narkoshtete, narkoqeveria e Kreut te Meduzes:

hyrja ne Dhermi pa karte identiteti dhe pasi hyn ke te drejte te qendrosh vetem 30 min!

Lexoni per kete histori turpi te narkoshtetit te Edvinit shkrimin e meposhtem. sb

Mos ia kanë dhënë gjë grekut Dhërmiun këta dhe ne s’dimë gjë?’’/ Qytetari tregon skandalin që po ndodh

Sezoni turistik në vendin tonë është çelur zyrtarisht. Në këto temperatura të nxehta, shumica e persona në vendin tonë janë drejtuar drejt bregdetit.

Midis këtyre vendeve renditet edhe Dhërmiu. Por, një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se çfarë po ndodhë në këtë vend.

Sipas asaj që shkruan ai policët nuk të lejojnë të hysh në Dhërmi nëse nuk ke një mjet identifikimi me vete.

Po ashtu ai tregon se ata persona që nuk kanë mjete identifikimi me vete pajisen me një fletë për të qarkulluar brenda Dhërmiut vetëm për 30 minuta dhe më pas duhet të dalin sepse në të kundërt gjobiten.

Më tej ai shkruan se kjo ndoshta po ndodh sepse kanë ardhur disa të huaj. Ndërsa në përfundim të mesazhit të tij, ai shkruan se mos ia kanë dhënë Dhërmiun grekut dhe nuk dimë gjë.

Në është apo e gabuar kjo gjë, komentet ju takojnë vetëm juve.

Mesazhi i plotë:

Po ndodh tani para hyrjes ne dhermi. Polici shteti, polici tatimore polici bashkiake dhe se ceshte nje polici e huaj, ndofta Anglez, nuk lejojne te hyet ne Dhermi pq dokument identifikimi dhe pasi e ke nje te tille paisesh me kete flete per te qarkulluar brenda Dhermiut vetem per 30 minuta dhe pastaj duhet te dalesh prej andej Ne te kundert gjobitesh. Kjo po ndodh sepse paska ardhur nje Crocher me te huaj, Anglez me duket, dhe per te ruajtur qetesin. Ore mos ja kan dhen gje Grekut Dhermiun kta dhe ne zdim gje ?’’

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...