Karriera e Edi Ramës ka lindur në lidhje me krimin

Diel, 16 June 2019 11:10

Lidhja e kryeministrit Edi Rama me krimin është e hershme, po aq sa karriera e tij politike.  Që kur ai ishte ministër kulture, me të famshmet fasada, ku fitoi para e mori e revansh politik, duke vijuar me kandidimin e më pas drejtimin e Bashkisë së Tiranës në tre mandate njëri pas tjetrit. Pak ditë më parë vetë lideri i PD, Lulzim Basha, në fjalën e tij i bëri një skaner qeverisjes së Edi Ramës dhe vetë atij, duke e trajtuar me fakte dhe emra, si një simbiozë krim-pushtet. Basha në këtë analizë të lidhjeve të Ramës me krimin e organizuar dhe trafikantët ndërkombëtarë të drogës, ndryshe nga herët e tjera shkoi edhe më thellë se 6- vjeçari i qeverisjes së Ramës si kryeministër, madje evokoi një kohë e një krim 20 vjet më pare. Rama e nisi bashkëpunimin me krimin e organizuar si kryebashkiak i Tiranës. Aty ata pastruan paratë e tyre kriminale.  “Janë bërë vrasje me armë dhe antitank në pazarin për të pastruar paratë e drogës dhe krimit për pallatet shumëkatëshe”, ka thënë Basha. Dhe historia e krimit dhe lidhjeve të tij me Ramën e politikën e majtë vijon e intensifikohet kur ky i fundit erdhi në drejtimin e shtetit, pas zgjedhjeve të 2013-s. Dhe sot Edi Rama nuk mund të fshihet pas fjalive se “opozita e liderit e saj kanë frikë nga vetting e drejtësia”, sepse, nëse ka njeri që duhet të ketë frikë nga drejtësia e vettingu është pikrërisht ai, që ka mbi kurriz e të kaluarën e tij politike mjaft krime, pikëpyetje e ngjarje që do të zbardhen një ditë. Faktet, përgjimet, botimet, denocimet që bëhen përditë jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga ndërkombëtarët, e kanë zbulur qartë rolin e përfshirjen e tij tek krimi, ai krim që e futi, e sponsorizoi dhe po e mban në politikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...