Përfaqësues të PD dhe policia përplasen për KZAZ në Shkodër

Hënë, 17 June 2019 12:31

Përplasje fizike mes policisë dhe anëtarëve të Partisë Demokratike tek KZAZ nr. 2 në Shkodër. Opozita nuk lejon hyrjen e forcave të policisë në pallatin e Sportit në Shkodër ku është e vendosur kjo KZAZ.

Siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Senad Nikshiqi, KZAZ nr. 2 në Shkodër ka marrë një vendim për nisjen e punës për zgjedhjet vendore dhe policia erdhi për të hapur derën e pallatit të sportit. Por në këto momente efektivët nuk u lejuan nga opozita. Ata pretendojnë se pallati i sportit është pronë e bashkisë Shkodër.

Më herët, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi kërkoi nga policia e këtij qyteti mbështetjen për lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit të Republikës.

Përplasje në Shkodër, PD: Policia po shkel dekretin e Presidentit

Një video nga momenti i përplasjes ka shpërndarë edhe Partia Demokratike, sipas së cilës: “Policia ka tentuar që në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme të hyjë në KZAZ nr. 2 në Shkodër në shkelje të dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor”.

Po sipas PD, “Bardh Spahia ndodhej pranë banorëve të Shkodrës, të cilët kundërshtojnë procesin fals zgjedhor, duke e vlerësuar këtë akt të dhunshëm të Policisë si urdhër politik të Edi Ramës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...