Duka: Edhe njëherë të ngelur për vjeshtë!

Tuesday, 18 June 2019 20:09

Nga Agron Duka

Edhe njëherë të ngelur për vjeshtë! Sigurisht jo shqiptarët, që e meritojnë prej shumë kohësh hapjen e negociatave, por kjo mazhoracë ilegjitime që sundon me krim dhe korrupsion. Sidoqoftë lajmi që vjen sot nga Brukseli është i mirë, sepse vjeshta duhet të jetë një stinë e re politike për Shqipërinë. Por kjo stinë nuk mund të vijë me ata që morën me grusht shtetin, që blenë turpin e tyre (në Dibër e në Durrës, me gjasë në gjithë vendin), që kthyen sëprapthi çdo logjikë të shëndoshë politike, që kriminelin e bëjnë deputet dhe deputetët i bëjnë vartës të kriminelëve.

Që Europa e re, e cila lindi nga votimet e fund-majit, të gjejë një Shqipëri të re, duhet të çojmë deri në fund betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një qeveri Tranzitore që t’i japë fund Tranzicionit dhe aventurierëve që përfitojnë prej tij.

Në një vend normal detyra e një politikani do të ishte të fliste për bujqësinë, arsimin, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik etj. Por, prej të paktën 5 vitesh, të gjithë energjitë tona janë përthithur nga një betejë e pabarabartë me një grupim politik që ka ndërthurur institucionet shtetërore me botën e krimit. Që kjo simbiozë të shembet, që kjo jetesë e përbashkët e dy organizmave të rrezikshëm me dobi reciproke t’i hapë rrugën Shqipërisë europiane, që normaliteti të mbizotërojë në jetën tonë politike, duhet të bëhemi europianët e vetes. Duhet që të reagojmë ashtu sikurse do të reagonin të gjithë qytetarët perëndimorë përballë përgjimeve dhe një mazhorace ilegjitime, duhet të protestojmë dhe të jemi qëndrestarë deri në përmbushjen finale të aspiratave të të gjithë shqiptarëve të ndershëm, duke nisur nga 21 Qershori!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...