Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Më 30 qershor do i frenojmë zgjedhjet me çdo formë

Tuesday, 25 June 2019 23:06

Nga studio e Report Tv, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, e pyetur se çfarë do të ndodhë në votimet e 30 qershorit u shpreh se kjo do të jetë një ditë krejtësisht normale, si gjithë të tjera, ku vetëm zgjedhje s’do ketë.

Xhixho ka cilësuar si emergjencë kombëtare, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, që ka kapur të gjitha pushtetet në vend dhe po synon që të bëjë zgjedhje moniste.

Nënkryetarja e LSI-së ka risjellë sërish përgjimet e publikuara nga “Bild”.

“Disa mund të shkojnë në plazh, një ditë normale, për sa kohë që kemi një dekret të ri nga Meta. Është i detyrueshëm nga të gjithë. Kolegji zgjedhor nuk e ka bërë nul dekretin e Metës, e bën vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha Xhixho.

Xhixho u shpreh e bindur se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

“Do ta frenojmë në të gjitha format, protestat kanë qenë madhështore. Nuk është më çështje e opozitës, por kombëtare. Gjithë mekanizmat demokratik do të përdoren për ta frenuar në të gjitha format zhvillimin e zgjedhjeve, në zbatim për të zbatuar dekretin e presidentit Meta. Nuk flitet për datë zgjedhjeje, por si do shkojmë nga këto zgjedhje”, tha  Xhixho

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sot dhe nesër, 5 orë pa drita: Të gjitha zonat në Tiranë

Aktualitet

Sot dhe nesër, 5 orë pa drita: Të gjitha zonat në Tiranë

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar OSHEE bën të ditur se në disa zona  të Tiranës sot dhe nesër, në datat 22 dhe 23 korrik, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike...

Censura në Neorealizmin Italian dhe Hollivud

Kulturë

Censura në Neorealizmin Italian dhe Hollivud

Nga Abaz T. Hoxha* Cikli: Mbi censurën në kinematografi - Pjesa II. (Vijon nga dje) Neorealizmi italian Këta regjisorë i xhiruan filmat e tyre drejtpërdrejt në natyrë, në rrugët e qyteteve, me xhirime më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!