Presidenti Meta poston “Foton e jetës”: Shqipëria e para

Tuesday, 09 July 2019 08:51

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një mesazh të qartë dhe mjaft domethënës qytetarëve shqiptarë duke publikuar një foto me një shënim të shkurtër:

“Foto e jetës sime. Shqipëria e para!” – shkruan Meta. Kësisoj, ai iu ka kujtuar shqiptarëve ditën kur ai u betua se "Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit."

Ky mesazh i Metës ka ardhur në një kohë kur Parlamenti, pasditen e 8 korrikut 2019, vendosi ngritjen e komisioni hetimor, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh, për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta. Këta deputetë kishin bindjen se dekreti i Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore, ishte në kundërshtim me parimet kushtetuese të një Republike Parlamentare.

Vendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë..." u miratua me 101 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...