Soreca, një kapter i bindur i Ramës

E Enjte, 11 July 2019 11:10

Delegacioni i BE dhe Komisioni Evropian, kanë shqyrtuar projektligjin për median i hartuar nga qeveria shqiptare, i cili rrezikon që të vendosë një diktaturë dhe censurë të jashtëzakonshëm në median e lirë në vend.

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca na ka dalë këtok ditë në mediat dhe ka dhënë një prononcim në lidhje më këtë.

Në vend që të kritikojë ashpër qeverinë për luftën që po i bën fjalës së lirë, z. Soreca na shprehet i bindur se qeveria të shqyrtojë komentet e KE-së..

“Ne e dimë që Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj të medias. Si delegacioni i BE-së ashtu edhe Komisioni Europian kanë përgatitur opinionin e tyre në lidhje me këtë dhe kjo ka ndodhur në fakt në pranverën e këtij viti. Ne në fakt po shikojmë dhe po e shqyrtojmë nga afër dhe me vëmendje, projektligjin e mediave i cili do të kalojë në Kuvend në muajin shtator, do të vijojmë ta bëjmë këtë punë me vëmendje dhe me të gjithë partnerët tanë. Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, ne po përgatisim komentet tona, të cilat do t’ia dorëzojmë qeverisë dhe jemi të sigurt që qeveria më pas do t’i marrë ato në shqyrtim me vëmendjen dhe kujdesin që ato meritojnë” nënvizoi ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca.

Ajo që vihet re në këtë qëndrim të z. Soreca është një militantizëm absurd e tij ndaj qeverisë Rama. Nuk ka asnjë logjikë në qëndrimin e tij.

Ku e gjen sigurinë ky ambasador që thotë se qeveria do të shqyrtojë propozimet e BE-së. Nga eksperienca?! Po nuk mund ta ketë prej eksperiencës së bashkëpunimit me Ramën. Të gjithë e dimë shumë mirë se ccfarë ndodhi me ligjin për Teatrin Kombëtar.

Komisioni Evropian e kundërshtoi ligjin për teatrin, duke kërkuar një garë të hapur por ajo që mori mbrapsht ishte thjesht një meremetim i ligjit dhe asgjë konkrete nuk ndryshoi. Qeveria e vendosur për t’ia dhënë tenderit oligarkut të saj nuk pyeti fare për rekomandimet e KE-së.

Ndaj edhe ky ambasadori i BE-së më shumë se sa përfaqësuesi i unionit këtu në Tiranë duket si një kapter i bindur i Ramës. /55news.al/ 

Modifikuar më E Enjte, 11 July 2019 11:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...