Arrestimi i Bardh Spahisë i paligjshëm/ Manjani: Ç'arrestim të ligjshëm mund të bëjë policia politike?!

E Enjte, 11 July 2019 19:31

Gjykata e Apelit të Shkodrës  ka ndryshuar masën e sigurisë për ish deputetin Bardh Spahia nga "arrest shtëpie" në "Detyrim paraqitje".

Seanca nisi paraditen e sotme, por u shty me disa orë për shkak se policia nuk bëri shoqërimin e tij në gjykatë.

 

Në sallën e gyqit ka qenë prezente edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi bashkë me avokatët e ish-deputetit demokrat, Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj.

 

Sipas ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, u vërtetua edhe një herë se, policia politike e Ramës nuk bën ndalime dhe arrestime të ligjshme,

“Edhe arrestimi i Bardh Spahisë ju doli i PALIGJSHËM!  S'kisha dyshim. Ç'arrestim të ligjshëm mund të bëjë policia politike?!”, shkruan Manjani në një postim të tijin në Facebook.

Bardh Spahia u arrestua pas sulmit ndaj një KZAZ-je të vendosur në një shkollë të Shkodrës.

Ndaj tijrëndojnë akuzat për “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhor

Modifikuar më E Enjte, 11 July 2019 19:41

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjykimi i krimeve të luftës, thirret në Hagë ish-komandanti i UÇK-së Azem Syla

Bota Shqiptare

Gjykimi i krimeve të luftës, thirret në Hagë ish-komandanti i UÇK-së Azem Syla

Ish-luftëtari i UÇK-së Azem Syla është thirrur nga Haga, në kuadër të ftesave që iu bëhen ish-ushtarëve e ish-komandantëve të kohës së luftës nga Gjykata Speciale. Azem Syla është ndër themeluesit...

Vidhnin shtëpi luksoze, goditet banda e shqiptarëve në Spanjë

Bota Shqiptare

Vidhnin shtëpi luksoze, goditet banda e shqiptarëve në Spanjë

Policia spanjolle ka publikuar pamjet e operacionit që javën e kaluar çoi në prangosjen e një bande shqiptare të specializuar në vjedhjen e banesave luksoze. Si pjesë e “Operacionit Rinia” të...

44-vjeçarja në pritje të fëmijës së 22-të

Kuriozitete

44-vjeçarja në pritje të fëmijës së 22-të

Një familje në Britani, e cila konsiderohet si më e madhja në vend, do të rritet në numër. Zonja Sue Radford njoftoi pak ditë më parë se është në pritje...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!