VIDEO/ Basha me gazetarët: Me Presidentin Meta diskutuam 13 tetorin

Tuesday, 16 July 2019 11:56

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar dy takime gjatë mëngjesit të sotëm. Fillimisht në orën 09:00 ka zhvilluar një takim prej 40 minutash me presidentin Ilir Meta dhe më pas edhe me aleatët e opozitës.

 ‘Kam zhvilluar një takim me presidentin për krizën politike dhe datën e dekretuar të zgjedhjeve të 13 tetorit, për propozimin e tij për zgjedhje lokale, parlamentare dhe presidenciale që nënkupton ndryshimin e Kushtetutës.

Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e Presidentit dhe shqetësimin e tij, që zgjedhjet e ardhshme do të jenë për njerëzit dhe se opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’iu garantuar shqiptarëve të drejtën e votës’, tha ndër të tjera kreu i opozitës Lulzim Basha.

  1. Basha, keni pasur sot një takim me kreun e shtetit. Çfarë keni biseduar dhe a lidhet kjo me 13 tetorin?

Lulzim Basha: Padyshim lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe siç është shprehur politikisht, edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese.

Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij i kam bërë të qartë se PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve që zgjedhjet e ardhshme ndryshe nga farsa e 30 qershorit, siç e deklaroi dhe OSBE/ODIHR, duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë dhe aq më pak për Ymer Lalët e aq më keq për shokun e tyre, bablokun e madh dhe oligarkët dhe se në këtë funksion, opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që është dhunuar dhe tjetërsuar përtej çdo përfytyrimi, siç e pamë dhe më 30 qershor, ku Edi Rama nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe një proces ku kandidonte vet, numëronte vetë, tabulonte vet, dhe për të garantuar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme një qeveri për njerëzit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...