Maliqi: Haradinaj burrë shteti, Rama piktor i dështuar

Premte, 19 July 2019 21:34

Deputeti Lefter Maliqi, teksa i uron suksese Ramush Haradinajt, thotë se akti i dorëheqjes si kryeministër i Kosovës, tregon dinjitet, fisnikëri dhe akt demokratik. Nga ana tjetër, teksa nënvizon përmes një postimi në facebook se Haradinaj do të mbahet mend në histori si mbrojtës i interesave të Kosovës, Rama sipas tij, do të mbetet gjithmonë piktori dështak. ”Rama frikacak, i kapur nga oligarkët, krimi, korrupsioni se njeh dorëheqjen. Rama e varfëroi, çpopulloi, kriminalizoi, parcelizoi me drogë vendin, pengoi hapjen e negociatave në BE, kapi institucionet, shantazhoi gjyqtarë, prokurorë, median, kërcënon opoziten, bënë votime moniste etj dhe nuk jep dorëheqjen”.

Postimi i plotë

Dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës, është veprim dinjitoz, fisnik, burrëror dhe akt demokratik e perëndimor. Ramushi mbetet lider me vizion dhe shëmbull për politikanët Shqiptar. I uroj suksese si gjithmonë triumfator mbi te drejtën, pasi ky burre shteti vë interesin e Kosovës dhe te ardhmes se popullit vet mbi të gjitha.

Akti i tij prej lideri ka futur ne panik Kalorësin e Rilindjes i cili ne karrieren e vet politike aktin e dorëheqjes nuk e njeh. E cfare dallimi Haradinaj trim, kurajoz, patriot jep dorëheqje. Rama frikacak, i kapur nga oligarket, krimi, korrupsioni se njeh dorëheqjen. Rama e varferoi, cpopulloi, kriminalizoi, parcelizoi me droge vendin, pengoi hapjen e negociatave ne BE, kapi institucionet, shantazhoi gjyqtar, prokuror, median, kercenon opoziten, bënë votime moniste etj dhe sjep dorëheqje.

Rramushi do ngelet ne histori per gjurmet e lëna si komandant i UÇK -së, akteve patriotike dhe mbrojtjes qe i ka bere dhe i bene çështjes dhe interesave te Kosovës, kurse Rilindasi Rama do mbahet mënd si piktor i dështuar. Kryebashkiak dhe kryeminister problematik, konfliktual, i paafte, ironik, shantazhues, karagjoz ne veshje, mosmirënjohes, arrogant etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...