Shehi: Dorëheqja e Haradinajt gjest shtetari, do dalë sërish i pafajshëm

Premte, 19 July 2019 20:47

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen nga posti. Në studion e lajmeve të RTV Ora, Shehi tha se çështja e Haradinajt duhet të ishte mbyllur pasi nuk është hera e parë që gjykohet për krime lufte.

Por ai shpreh bindjen se Haradinaj do dalë sërish i pafajshëm

Dashamir Shehi: "Se çfarë fshihet pas dorëheqjes do ta marrim vesh kur të mbaroj ky proces. Unë gjykoj që ky njeri është gjykuar dy herë dhe duhet të ishte mbyllur kjo histori. Sidoqoftë ka bërë gjest shtetari. Shumë mirë vendosi që do shkoj si qytetar sesa të shkojë kryeministri i Kosovës, nuk do ishte mirë për Kosovës që kryeministri të merret nën hetim. Kështu që ka bërë mirë.

Është gjest që në Shqipëri nuk para e bëjnë. Në Shqipëri edhe atje se shqiptarë jemi nga të dy anët e kufirit. Kjo i bën nder atij. Uroj dhe besoj se pas kaq vitesh që hy dhe del nëpër gjyqe ka dalë i pafajshëm dhe do të dalë i pafajshëm, kjo histori do të mbyllet.

Ky gjest do kujtohet për mirë. I dha sinjal kolegëve të tjerë në Kosovë. Bëri mirë sepse Kosova e ka vuajtur këtë situatë.

Haradinaj ka shkuar me këmbët e veta në Hagë disa herë dhe fatmirësisht ka dalë i pafajshëm dhe e konsideroj gjest pozitiv."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...