Ish ministri socialist: PS do të dalë në opozitë. Ja pse po rikthehem

Saturday, 03 August 2019 19:13

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, në një intervistë për “Mapo”, ka treguar arsyet pse ka aplikuar për të qenë sërish pjesë e PS, e për të marrë kartën e anëtarësimit.

Ai është shprehur se, ndjehet i detyruar për rikthimin në PS, pasi keqqeverisja po i rëndon shqiptarët.

Sipas tij, PS do të braktiset nga të gjithë kur të dalë në opozitë.

“Rikthimi në politikën aktive të vendit tim është një detyrim mirënjohës aq më shumë që keqqeverisja u rëndon rëndë shqiptarëve, por pengon edhe Bankën e Shqipërisë në arritjen e objektivitetit të saj kryesor dhe në funksionet e tjera plotësuese. Ligji aktual i Bankës së Shqipërisë nuk e pengon anëtarësimin e anëtarëve të KMBSH në parti të ndryshme politike. I garantoj shqiptarët se në asnjë rast dhe për asnjë motiv nuk mundet të cenoj sadopak pavarësinë reale të Bankës së Shqipërisë për asnjë ambicie personale.

Kur të tjerët do të fillojnë ta braktisin Partinë Socialiste sapo të dalë në opozitë, sërish do t’i gjendem pranë. Prandaj vendosa të kthehem në PS, me integritetin e pacenuar, me profesionalizëm të thelluar dhe me dashurinë e shtuar. Në 2013 kur era e pushtetit të dehte, dhe të babëziturit luftonin për pjesën e tyre sa më të madhe në tepsinë e korrupsionit u vetëlargova nga PS.

Për 8 vite në periudhën 2005-2013 luftova kundër arrogancës dhe babëzisë që e kërcënonte rëndë gjithë pasurinë dhe trashëgiminë shpirtërore të qindra mijë socialistëve dhe mbështetësve të saj. Mjaftistët e babëzitur e molën 99 % të pasurisë së trashëguar të PS-së.

Në 2019 vendosa të kthehem në PS si kontribut mirënjohës ndaj vendit tim dhe ndaj njerëzve të saj të mrekullueshëm”, është shprehur Arben Malaj.

Modifikuar më Saturday, 03 August 2019 19:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...