Skandal i ri "pushimesh": I presin veshin turistit në Sarandë!

Tuesday, 20 August 2019 14:58

Një skandal i ri me pushuesit shënohet në Sarandë. Një qytetari i është prerë veshi nga pronari i një lokali në sy të policëve, që për të mos dëshmuar kundër tij kanë deklaruar se ishin shumë të zënë për t’i shpëtuar jetën viktimës pa vesh dhe, nuk e kishin parë autorin.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë publik denoncimin e një qytetari me këtë shënim: “I presin veshin turistit në Sarandë! Narkopolicia mbulon krimin!l Lexoni mesazhin tronditës të qytetarit dixhital”.

Përshëndetje Doktor.

 

Duke u gdhirë e hëna, në bar Orange në Sarandë, pronaret e lokalit të cilët ju vetë i keni denoncuar në disa raste, i kanë prerë veshin një klienti para lokalit, në prezencë të Policisë.

Qytetari ka shkuar pa vesh në spital dhe veshin ia kanë çuar më vonë. Në prezencë kanë qënë jo pak, por 5 policë, të cilët nuk kanë identifikuar asnjë person që ka kryer krim me justifikimin se pas ngjarjes janë marrë me të lënduarin (personin të cilit ju pre veshi) për ta shoqëruar në spital dhe nuk kanë mundur të kapin autorët.

Ky rast pason dhunën që u ushtrua nga pronari i një lokali në Porto Palermo ndaj një familjeje spanjolle vetëm pak ditë më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...