Rama citon Gazin, edhe Zhvejku do e kishte zili: Artistit nuk i duhet Teatri, por jam për Teatër të ri!

Tuesday, 20 August 2019 15:20

Edi Rama, pasi konsumoi shumë aktorë të shquar (të vdekur e të gjallë) të cilët më së shumti e përgënjeshtruan, në përpëlitjen e radhës për të justifikuar aferën gjigante për prishjen e Teatrit Kombëtarë është katandisur të gjejë alibi, te aktori i `Portokalli` dhe besniku i partisë, Gaz Paja.

Më interesantja është se në ato dy fjalë që thotë për Pajën gjatë citimit që i bën për çështjen e Teatrit, (E ka futur edhe në këshillin bashkiak të Erion Velisë), tregohet i sinqertë dhe thotë; S`ka nevojë për prezantim!

Por fjalët që ka përzgjedhur nga humoristi Paja janë edhe më “epike”, njësoj sikur janë nxjerrë nga ndonjë skenë e vetë Portokallisë. 

“Ndoshta artistit nuk i duhet teatër se artin e tij e bën kudo, por jam për një teatër të ri se jam pro zhvillimit”, mbron Paja projektin e Ramës në një mënyrë që, edhe ushtari i mirë Zhvejk do ta kishte zili.

Postimi i Ramës në FB

Gaz Paja s’ka nevojë për asnjë prezantim besoj

GAZMEND PAJA:

Fryma është pozitive, edhe ata që nuk kanë qenë dakord, janë bërë të logjikshëm dhe kanë kuptuar se kjo është në të mirë. Jam pro teatrit të ri, unë respektoj maksimalisht legjendat që kanë kaluar dhe janë gjallë, por jam edhe natyrë që e dua zhvillimin për vete dhe për ata që do vijnë pas nesh. Le ta mbajmë atmosferën pozitive, bashkëpunuese. Ndoshta artistit nuk i duhet teatër se artin e tij e bën kudo, por jam për një teatër të ri se jam pro zhvillimit.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...