Tallja e Ramës me informalitetin, si i fali 60 mln euro kompanisë që sot i bllokoi naftën

E mërkurë, 21 August 2019 18:45

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka komentuar në një shënim në facebook, aksionin e Ramës, i cili doli e tha se kishte bllokuar 550 tonë naftë, por pa përmendur emrin e kompanisë.

Tabaku e cilësoi këtë aksion si një shoë të radhës, pasi po kjo qeveri i ka falur kësaj kompanie 60 milion euro.

 ‘Me kamerat e përgatitura siç duhet, me skaletën e shkruar qeveria edhe sot na informoi se po punon në sherbim të qytetarëve. Nga rafineria e Naftës Ballsh e dhënë me koncesion Tosk Energji, kjo e fundit e lidhur me Guvnor dhe kompaninë e falimentuar IRC, qeveria pompoi suksesin e radhës të bllokimit të 550 tonëve naftë, por nuk ka as guximin te permende emrin e kompanise!
Të njëjtës kompani që pak vite më parë i kanë falur 60 mln euro detyrime dhe që jo me larg se disa dite më parë e kanë rimbursuar me 114 mln lekë për akcizën. Një pagesë e kryer shpejt në shërbim të firmës edhe në ditët kur detyrimet e prapambetura po rriten dita ditës në kurriz të bizneseve të tjera. Në një moment kur bllokohen fondet e bashkive, pagat nuk paguhen gjenden para për të paguar me urgjencë rimbursimin e akcizës kësaj kompanie. Me sa duket qeveria do ketë investuar propagandën e saj në këmbim të një pjese të vogël nafte të sekuestruar.

Por megjithëse me një dorë bën propagandën dhe me një tjetër miklon oligarkët, qeveria vazhdon të thellojë gropën e të ardhurave. Sipas të dhënave fiskale edhe në muajin korrik të ardhurat vazhdojnë të jenë po aq të ulta sa muajt e tjerë.

Sa më shumë qeveria përpiqet të prodhojë realitetin e munguar aq më shumë ulëret e vërteta e zaptimit të pushtetit nga një grusht I vogël biznesesh.’

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...