Për Saimir Tahirin u kërkuan 12 vjet, po për Ramën, sa do kërkohen?

Tuesday, 10 September 2019 13:50

Sot prokuroria, në seanceën e radhës, ku është i pandehur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kërkur 12 vjet heqje lirie për verën penale që akuzohet. Vepra e Saimir Tahirit nuk është e thjeshtë, si ajo e një shërndarësi të rëndomtë droge, por akuza ndaj tij është: “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Të treja këto akuza, pa llogaritur p[rishjen e imazhit të shtetit e shtetarit, jo vetëm shtypi, jo vetëm organet e specializuara që merren me këtë çështje, por edhe publiku i gjerë e di mirë se si funksionoi Saimir Tahiri si ministër i Brendshëm, çfarë ndodhi me trafikun e drogës dhe lidhjet e tij me Habilajt. Sot në gjyq i ka dalë edhe gënjeshtra “që nuk i njoh e nuk i kam ndihmuar Habilajt”, pasi oficerja e policisë B.A, që ka udhëtuar mbi 10 herë me Habilajt, drejt Italisë, kondfirmoi që ata njiheshin shumë mirë me njëri – tjetrin.

Nga e gjithë kjo çështje, pa u zgjatur në hollësira, dihet që ministri i Brendshëm dhe gjithë struktura e policisë kanë notuar në trafikun e drogës dhe burime të sigurta të shërbimeve sekrete tregojnë që edhe vetë kryeministri ka patur dijeni. Dhe përsëri me zor e shkarkoi Saimir Tahirin si ministër. Nuk i mjaftonte informacioni i Shërbimit Sekret, por u desh presioni ndërkombëtar. Për Saimir Tahirin sot Prokuroria ka  kërkuar 12 vjet burg, po për Ramën sa do kërkonte?/55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 11 September 2019 09:29

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përfundojnë 12 ndeshjet e para në Europa League, ja të gjitha rezultatet!

Sport

Përfundojnë 12 ndeshjet e para në Europa League, ja të gjitha rezultatet!

Përfunduan 12 sfidat e para të grupeve në Europa League, teksa nuk mungojnë surprizat. Befasuese është humbja me rezultatin 2-1 e Lazios përballë CFR Cluj, ndërsa fiton pa probleme Arsenali. “Topçinjtë” arritën...

“Diskutim i ashpër mes gjyqtarëve për Tahirin”, gazetarja zbardh prapaskenat tek Krimet e Rënda

Aktualitet

“Diskutim i ashpër mes gjyqtarëve për Tahirin”, gazetarja zbardh prapaskenat tek Krimet e Rënda

Me sa duket tre gjyqtarët që do të vendosin për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ende nuk janë në një mendje për të dhënë verdiktin final. Nga Gjykata...

VIDEO/ Pamje të rënda, djali dhunon keqazi vajzën në Tiranë në sy të banorëve

Aktualitet

VIDEO/ Pamje të rënda, djali dhunon keqazi vajzën në Tiranë në sy të banorëve

Një video e rëndë po qarkullon në rrjetet sociale, ku siç shikohet një djalë po dhunon keqasi një vajzë ndërsa një djalë tjetër e asiston. Siç shikohet edhe nga pamjet vajza...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!