Djegia e Kuvendit? Bardhi: Dhunimi i institucioneve, jo në planet dhe idetë e Opozitës

E mërkurë, 11 September 2019 21:03

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i ftuar në Ora News, ka komentuar ndër të tjera edhe deklaratën e Presidentit se gjatë protestave të opozitës ka pasur informacion se do të digjej Kuvendi.

Sipas numrit dy të selisë blu, kjo akuzë e kreut të shtetit nuk është ndaj opozitës.

 

Bardhi deklaroi ndër të tjera se, opozita nuk ka patur asnjëherë  qëllim që të dhunojë apo djegë institucionet.

“Ajo që garantoj unë në emër të PD është që nuk ka patur kurrë dhe nuk do të ketë kurrë asnjë jo përgatitje, por tentativë apo mendim për të djegur apo dhunuar institucione, përfshirë edhe Kuvendin. Përsa kohë unë nuk do të jetë lënduar një individ i vetëm nga opozita tregon që mund të ketë pasur episode që e kanë kaluar natyrën e një protestë normale, por në asnjë rast nuk ka pasur dhunë të organizuar nga opozita. Prandaj dhe deklaratën e Presidentit nuk e kemi marrë si akuzë ndaj PD. Presidenti ka më shumë informacion  dhe kjo do të zbardhet në ditën në vijim”, është shprehur Gazment Bardhi.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar, që kërkon shkarkimin e tij nga presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi ndër të tjera se, kishte marrë informacione të sigurta se, gjatë protestës së opozitës më 8 qershor, do të synohej edhe djegja e Kuvendit. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Champions/ Napoli shemb kampionët, paqe në Dortmund-Barcelona

Sport

Champions/ Napoli shemb kampionët, paqe në Dortmund-Barcelona

Mbrëmje e çmendur në Champions League, me rezultate të jashtëzakonshme anembanë kontinentit. Napoli ka befasuar kampionët në fuqi të Europës, teksa në “San Paolo” kanë dominuar Liverpulin me rezultatin 2-0...

Ekzekutimi i Santiago Malkos, kush janë 4 personat e shpallur në kërkim

Aktualitet

Ekzekutimi i Santiago Malkos, kush janë 4 personat e shpallur në kërkim

Pas dëshmisë që i arrestuari i vetëm si dyshuar i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos ka dhënë para grupit hetimor, policia ka shpallur në kërkim të paktën 4 persona...

Kuriozitete

Fotografohet zebra e rrallë

Një zebër e rrallë e porsalindur është fotografuar në Rezervuarin “Maasai Mara Game” në Kenia. Kafsha me ngjyrë kafe dhe me pika të bardha vodhi vëmendjen e Antony Tira, i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!