Blof me Babanin? Bardhi: Kur bëjmë denoncim e verifikojmë më parë. S’do presim pafundësisht prokurorinë

Saturday, 14 September 2019 13:54

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi nga Shkodra se para denoncimeve çdo akuzë vërtetohet dhe për të sigurohet i gjithë informacioni. Bardhi, i cili ndodhej në Shkodër në një mbledhje me strukturat vendore të PD-së si i deleguar nga qendra, tha se në betejën për dekriminalizimin janë larguar deri sot mbi 300 funksionarë publik.

Ai iu përgjigj pyetjes nëse denoncimi për kreun e bashkisë së vaut të Dejës se ka qenë i dënuar ishte një blof nga ana e PD, pasi Mark Babani ka mohuar akuzat. Bardhi tha se PD po pret që Prokuroria e Përgjithshme të kryejë një proces ligjor por se pritja nuk do të zgjasë pafundësisht.

“Ne nuk e kemi nisur nga Shkodra betejën tonë për largimin e personave me rekorde kriminale nga funksionet publike. Është një betejë e gjatë e Partisë Demokratike e kurorëzuar me miratimin, me kërkesën tonë, të ligjit për Dekriminalizimin në vitin 2015. Janë larguar deri më sot mbi 300 funksionarë publik të emëruar çuditërisht nga një krah, që është qeveria. Shkodra, Vora dhe Vau i Dejës janë vetëm tre rastet e fundit të zbuluara. Më lejoni tu kujtoj që i pyetur po nga ju, nëse unë nuk gaboj, edhe Valdrin Pjetri e mohoi fillimisht dënimin e tij për trafik droge në Itali, por më pas u detyrua ta pranojë. Ajo që unë garantoj opinionin publik është që Partia Demokratike në momentin që bën një denoncim publik ka arritur të verifikojë dhe të sigurojë të gjithë informacionin e nevojshëm që vërteton akuzën apo denoncimin që bën. Sigurisht nuk është detyrë e PD të provojë të kaluarën kriminale të funksionarit publik, kjo është detyrë e prokurorisë. Prandaj ne i jemi drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për të kryer një proces ligjor. Ne jemi duke pritur që ata ta bëjnë, por ne nuk do të presim pafundësisht”, deklaroi Bardhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...