Xhixho: Shefi i vogël, shpëtoi nga burgu por formalisht u shpall fajtor që të shpëtojë shefi i madh

Premte, 20 September 2019 12:51

Ish deputeja e LSI Erisa Xhixho ka dhënë një deklaratë nga selia e LSI gjatë ditës së sotme kua ka paraqitur qendrimin e kësj force politike per denimin e Tahirit

“Sepse, ndërsa Saimir Tahiri dënohet me shërbim prove, ata që nuk janë në shërbim të shefit të madh përfundojnë në burg edhe kur mbrojnë shtëpitë e tyre prej vjedhjes së pushtetit të shefit të madh, u shpreh ajo.

Ja reagimi i plotë i Erisa Xhixhos:

Pandëshkueshmëria vazhdon të jetë sëmundje e pa shërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit. Megjithëse partnerët tanë ndërkombëtarë vazhdojnë të na bëjnë presion që kjo dukuri që stimulon krimin dhe korrupsionin të marrë fund.

Mirëpo, si mos mospërfillje ndaj detyrimeve që Shqipëria duhet të përmbushë edhe në kuadër të integrimit europian, pandëshkueshmëria u dëshmua në mënyrë më flagrante me farsën gjyqësore ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili u dënua për “Shpërdorim detyre”, si dëshmi e shpërdorimit prej shefit të madh, i cili natyrisht pasi e përdori viktimën e vet për të kanabizuar vendin , e dënoi viktimën e vet vetëm për “Shpërdorim detyre”.

Por nuk është vetëm pandëshkueshmëria sëmundje e pashërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri, por edhe standardi i dyfishtë.

Sepse, ndërsa Saimir Tahiri dënohet me shërbim prove, ata që nuk janë në shërbim të shefit të madh përfundojnë në burg edhe kur mbrojnë shtëpitë e tyre prej vjedhjes së pushtetit të shefit të madh,

Përfundojnë në burg edhe pse nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike,

përfundojnë në burg edhe pse nuk pranojnë të mbyllin gojën dhe të bëhen servilë dhe shërbëtorë të pushtetit kriminal të shefit të madh.

Shefi i vogël, shpëtoi nga burgu por formalisht u shpall fajtor që të shpëtojë shefi i madh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...