Basha: Zgjedhjet e Kosovës, shembull për rajonin! Respekti për minoritetin u përshëndet edhe nga Vuçiç

Tuesday, 08 October 2019 13:08

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vlerësoi sërish progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në rrugën e demokracisë dhe dëshmia më e fortë qenë zgjedhjet e 6 tetorit. Në një prononcim për mediat, Basha theksoi se askush nuk e mohoi mbajtjen e këtyre zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, madje as presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Nga ana tjetër, ai theksoi se për PD dhe Opozitën e Bashkuar, Kosova është prioritet i dorës së parë.

Pyetje: Z. Basha, superfuqi si India, Kina, Rusia nuk njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas jush, a ka ndonjë ndryshim në politikën e jashtme të BE-së në raport me Kosovën?

Basha: Kosova është një shtet i pavarur, i njohur nga shumica e vendeve anëtare të OKB dhe nga shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE dhe të NATO-s.

Me mbështetjen e këtyre vendeve, Kosova ka arritur progres të jashtëzakonshëm në konsolidimin e praktikave demokratike, siç treguan edhe zgjedhjet e dietës së diel, që në fakt janë një shembull  jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.

Por, në veçanti janë një shembull për Shqipërinë, ku tregohet qartë se kemi të bëjmë me një shtet që ka institucione mjaftueshëm të konsoliduara për të garantuar demokracinë funksionale, zgjedhje të lira dhe të ndershme, respektin e të drejtave të minoritetit serb, ç’ka nuk mund të mohohet nga askush. Dhe me sa pashë, nuk u mohua dot, madje u përshëndet  edhe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Këto janë faktet, Kosova është një shtet i pavarur, i konsoliduar dhe për PD e opozitën e bashkuar, mbështetja ndaj Kosovës për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, prosperitetin ekonomik dhe integrimin europian dhe integrimin euroatlantik, bashkëpunimin më të ngushtë midis dy vendeve tona, është prioritet i dorës ë parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...